Nëse ti jeni ndër ata që nuk e nisni dot ditën pa diçka të ëmbël, është koha ta rimendosh këtë zakon pasi konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor.
Ndikon në kujtesën dhe përqendrimin tuaj
Një dietë e pasur me sheqer mund të zvogëlojë kapacitetin e trurit për të krijuar dhe ruajtur kujtime të reja. Luhatjet e nivelit të glukozës ndikojnë në rritjen e niveleve të kortizolit (hormoni i stresit), duke dëmtuar strukturat e trurit përgjegjëse për proceset e të mësuarit dhe kujtesës, si hipokampusi.
Shton rrezikun për depresion dhe ankth
Konsumimi i sheqerit ndikon në rritjen e rrezikut për depresion dhe ankth. Inflamacioni në tru, i shkaktuar nga sheqeri, kontribuon në zhvillimin e simptomave të depresionit.
Rrit mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative
Konsumimi i tepërt i sheqerit është i lidhur me rritjen e niveleve të insulinës, që mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer-i dhe Parkinson-i. Sipas hulumtimeve ata që konsumojnë shumë sheqer kanë më shumë mundësi të zhvillojnë Alzheimer në moshë të rritur.
Krijon varësi
Sheqeri krijon një varësi të ngjashme me drogat, duke stimuluar lirimin e dopaminës, substancës kimike që na bën të ndihemi të lumtur.
Si ta përdorim sheqerin në mënyrë të shëndetshme?
Nëse nuk mund të imagjinosh ditën pa diçka të ëmbël, është koha të jesh më i vetëdijshëm për ndikimet që sheqeri ka në trurin tënd. Po, mund ta shijosh ëmbëlsirën herë pas here, por kujdes nuk duhet ta teproni.