Pse “duke mos parë më realizëm
socialist”

Pse “duke mos parë më realizëm<br />socialist”
TIRANE- Kinematografia fillon në 1895, kur punëtoret dalin nga fabrika dhe ecin me hap të shpejtë para hapësirës që po xhirohet me kamera prej punëdhënësve të tyre, për të qenë në sinkron me tempin e xhirimit të filmit. "Kjo është shpikje e një fizike të re, që vepron nga presioni i fragmenteve kohore mbi trupin, nga ngjeshja e hapësirës brenda kornizave": akti i prodhimit të ritmeve të reja për trupa të rinj. Kinemaja ka të bëjë me paraqitjen, por gjithashtu edhe me një "modulim morfologjik, që rezulton nga takimi mes dhëmbëve metalikë të një makine, me kohën e reagimit të kripës së argjendit dhe trupin e një punëtori."

Ekspozita aktuale reflekton mbi një makinë tjetër projek,  historia dhe pasojat e së cilës, ndryshe nga kinemaja, janë të nga kufijtë kombëtarë, historitë e veçanta dhe konfigurimet ideologjike. Regjimi i prodhimit dhe paraqitjes në Realizëm Socialist radikalizon dhunën që krijimi i një imazhi të ri ushtron mbi subjektin e vet: ai intensifikon marrëdhëniet e tensionuara midis paraqitjes së rimodeluar dhe subjektit të paraqitur. Insistimi i tij në një nocion  , që i bëhet jetës së përditshme  për ta futur atë brenda një suaze, linjat dhe drejtëzat e  së cilës shkojnë drejt perspectives të mbarsura me ngarkesa të rënda ideologjike. Realizmi Socialist përforcon atë çka paraqet në kurriz të asaj që paraqitet, në mënyrë që ri-paraqitja të zëvendësojë realitetin.

Pavarësisht dallimeve mes varianteve kombëtare të tij – ku kryesore janë intensiteti propagandistik dhe riprodhimi i shumëfishtë ikonografik – Realizmi Socialist ngre në piedestal punën dhe – drejtpërsëdrejti apo tërthorazi – atë pushtet që vë punën dhunshëm në shërbim të vetes. Për t'iu kthyer titullit të ekspozitës, punëtorët, në mënyrë simbolike, janë të mbyllur në fabrikë duke prodhuar, rrahur me çekan, gdhendur e lustruar realitete të reja: një dalje nga historia përmes triumfit të komunizmit. Artistët, nga ana tjetër, dalin nga studio dhe kridhen në këtë peizazh social të produktivitetit të përhershëm (ose, lexuar ndryshe, në një botë brutale të kolektivizmit anonim), duke bërë njëkohësisht të dyja: edhe kapjen, edhe formulimin nga ana pamore të procesit.

Kjo ekspozitë është një përpjekje për të fragmente të veçanta të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, dhe  projekte të artit bashkëkohor, që fokusin e kanë rreth nocionit të realizmit. Ajo ngrihet mbi dy hipoteza për realizmin e  Socialiste, mbi dy mënyrat sesi diskursi i asaj periudhe nuk mori fund.

Shtysa heroike në ato vepra, që dëbonte metaforën e cila më pas rikthehej si një lapsus frojdian, minon dhe gërryen aspiratat e tyre realiste, dhe mpak mimesis-in e një bote “ ” Nga ana tjetër, marrëdhëniet  lirisë artistike dhe politik, shtylla ku mbështetet prodhimi i artit Realist Socialist, shtro një ekuacion për të cilin praktikat e angazhuara të artit bashkëkohor patjetër duhet të japin një përgjigje, edhe atëherë kur gjenden brenda një regjimi të ndryshëm të bashkëbisedimit politik.

Realizmi Socialist nuk triumofi mbi konvencionet artistiko-historike, ndërsa makinacionet dhe bashkëfajsitë politike që e ngritën dhe e mbajtën në jetë mund të thonë diçka në lidhje me (dhe për) artin bashkëkohor në përgjithësi, duke i hequr një vijë korrigjuese deklamacioneve të tij për emancipim dhe angazhim.

Edhe pse shpesh i braktisur si naiv brenda diskursit artistik, lidhja mes gjuhës pamore dhe hegjemonive ekonomike–politike, të theksuara vazhdimisht në Realizëm Socialist, mbetet fakt edhe sot, pavarësisht pretendimeve të shumta e të vazhdueshme për autonominë e artit; një autonomi që mund të mbahet në këmbë vetëm për shkak të strukturave ekonomike dhe politike që përfitojnë nga imazhi i artit si autonom.

Arti i Realizmit Socialist nuk qe kurrë në gjendje të asimilonte ndryshimet revolucionare të jetës politike dhe sociale që pritej të paraqiste, e nuk qe në gjendje as të përballonte dallgën e shokut të liberalizimit që i rrafshoi ato. Një art Realist Social “I ardhshëm” është një artikulim i ripërtërirë për lidhjet mes artit dhe politikës, mes pamundësisë për autonominë e artit dhe pamundësisë për pafuqinë e tij. Këtu  kemi disa shembuj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf