Pse ndiheni keq në vjeshtë? Disa këshilla për të luftuar ankthin e stinës

Pse ndiheni keq në vjeshtë? Disa këshilla për të luftuar ankthin e stinës

Foto ilustruese

Një nga shkaqet e shfaqjes së ankthit në vjeshtë është reduktimi i orëve të ditës, që do të thotë më pak ekspozim në diell dhe më pak vitaminë D, pra ulje të niveleve të serotoninës. Dy faktorë që ndikojnë në një gjendje jo të mirë emocionale.

Gjithashtu, një rritje nivelit të hormonit të melatoninës, ju bën më të përgjumur dhe të dëshpëruar.

Por sipas ekspertëve ankthi në këtë sezon mund të shfaqet edhe për shumë arsye të tjera që nuk lidhen vetëm me ndikimin e motit. Një faktor tjetër për ndjenjat negative gjatë vjeshtës mund të jetë që këtë sezon ju e lidhni në mënyrë të pavetëdijshme me një ngjarje traumatike të së kaluarës.

Fundi i verës mund të sjellë gjithashtu ndjenja keqardhjeje për mosplotësimin e dëshirave ose objektivave që kishit planifikuar të realizonit gjatë muajve të verës. Ose nëse keni kaluar një verë të mrekullueshme dhe tashmë ajo kohë ka ikur, kjo mund të ngjallë tek ju dëshpërim dhe ndjenja ankthi.

Ja disa këshilla për të menaxhuar ankthin në këtë sezon:

1. Identifikoni shkaqet e mundshme të ankthit.

2. Përqendrohuni në mënyrat për ta menaxhuar atë. Mund të jetë stresi i mënyrës së jetesës, ndryshimet e motit, ndjenjat që lidhen me kohën e shkurtër ditore etj.

3. Bëni ushtrime fizike të rregullta. Aktiviteti fizik ju ndihmon të ndiheni më të qetë dhe zvogëlon nivelet e stresit dhe ankthit.

4. Gjumi i mjaftueshëm është gjithashtu shumë i rëndësishëm për të mbajtur në ritëm normal shëndetin mendor. Sigurohuni që të keni një rutinë të rregullt të gjumit dhe të shfaqni kujdes për cilësinë e tij.

5. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale, nëse ndjeni se ankthi po ju pengon në jetën e përditshme.

Terapia, meditimi ose trajtimi me medikamente nga mjeku ju ndihmojnë në menaxhimin e ankthit. Është e rëndësishme të kujdeseni për veten. Mos hezitoni të flisni me një person të besuar për ndjenjat tuaja dhe të kërkoni ndihmë nëse keni nevojë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!