Pse Petrit Dume tremb Berishën nga varri!

Pse Petrit Dume tremb Berishën nga varri!

Sali Berisha

Në një sulm mediatik të radhës, Sali Berisha ka sulmuar znj. Elira Kokona, aktualisht në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të KM-së.

Me gjuhën e zakonshme të ndyrë të tij, sulmon Kokonën dhe ministren Kumbaro. Asgjë për t’u shënuar përveçse kuriozitetit sesi përballet me femrat që ka në shtëpi pasi kthehet nga foltoret e tij ku nuk le fjalë të ligë pa thënë për femrat. Kurse objekti i përfoljes, janë si zakonisht akuza të cilat i lëshon si lopa bajgën, pa pikë përgjegjësie.

E veçanta e këtij sulmi ka të bëjë me përmendjen e Petrit Dumes si fis i Elirës. E bën edhe me Belinda Ballukun duke i përmendur Beqir Ballukun, tjetër ish-gjeneral i pushkatuar nga Enver Hoxha.

Qëllimi i tij nuk është ngritja apo zgjidhja e problemeve pasi po të ishte kështu do t’i çonte në prokurori, por përçarja e vendit. E ka filluar me ndarjen e vendit në veri dhe jug. Zagarët e tij mediatikë kur thonë se më 29 Nëntor u pushtua vendi nga komunistët, në thelb nënkuptojnë si pushtim që jugorët iu bënë veriorëve. Dhe Petrit Dume dhe pasardhësja e tij është një e tillë: pushtuese.

Kur përmend emrin e Petrit Dumes ai e bën me qëllimin që të mbështesë tezën e tij që po sundojnë bijtë e bllokut. Paçka se si Kokona edhe Balluku e kanë vuajtur në komunizëm qënien në një fis me parardhësit e tyre; paçka se asnjëra prej tyre jo vetëm që nuk ka jetuar në bllok por as guxonte ti afrohej. Dhe këtë nuk e bën se është stalinisti i fundit dhe po çon në vend amanetet e Hoxhës, pasi nuk është burrë amanetesh, por se është tribali i fundit në politikën shqiptare.

Dhe së fundmi Petrit Dume i kujton gjithçka që Berisha nuk është: Petrit Dume ka qenë nga partizanët e parë dhe komandanti i batalionit “Hakmarrja”, batalion me nam në zonën e Kolonjës për trimërinë e tij, kurse Berisha në moshën e Petritit djersinte bashkë me Mehmet Elezin përpara godinës së Komitetit Qendror që të takonin nusen e Enver Hoxhës si rastësisht. Petrit Dumja ishte komandant operacional i të parës dhe të vetmes betejë me grekët në Provokacionet e Gushtit 1949, ku shqiptarët dolën fitimtarë me grekët, kurse Berishës i duhej t’i lëpihej Hysni Kapos dhe Simon Stefanit që të bënte karrierë e tani në pleqëri t’i lutet Vangjel Dules për koalicion.

Petrit Dumja ishte ai që modernizoi ushtrinë shqiptare kur Berisha edhe spitalet i bëri hale, megjithëse ka qenë për 13 vite kryeministër dhe president i këtij vendi. Petrit Dumja ishte ai që edhe kur e çuan përpara togës së pushkatimit dhe i thanë të thoshte dëshirën e fundit, iu përgjigj pa iu dridhur qerpiku: “Qëlloni dhe ta mbarojmë këtë punë”, kurse Berisha është trembur edhe nga demonstrues me duar në xhepa të cilët ka urdhëruar t’i vrasë dhe mbeti rrugëve duke kërkuar një vulë se ka frikë mos bën dy vjet burg. Petrit Dume i ka shtuar një yll heroi krahinës nga vinte, kurse Berisha shoi gjysmën e djemurisë së Tropojës.

Ndaj edhe i përmend emrin Petrit Dumes dhe Beqir Ballukut, me shpresë që të poshtërojë familjet shqiptare dhe pinjollët e tyre që kanë dhënë edhe jetën për këtë vend, kurse ajo e tija ka hedhur 26 shqiptarë në erë dhe ka vrarë priftin e fshatit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI