Pse PS nuk ngre komision hetimor për ‘McGonigal’? Toni Gogu zbulon arsyen dhe ironizon opozitën: Ta hetojmë ne se s’po e bën punën Dumani

 

Deputeti socialist, Toni Gogu zbulon në Report Tv arsyet se përse mazhoranca nuk pranon ngritjen e një komisioni hetimor për ‘McGonigal’, të kërkuar nga opozita.

Ai thotë se kjo kërkesë e opozitës për komision hetimor për McGonigal’ është rrëzuar sepse del jashtë veprimtarisë parlamentare, pasi është një vepër penale e bërë në një juridiksion të huaj, e hetuar dhe e gjykuar nga një prokurori dhe gjykatë e huaj.

“Ajo çfarë ne kemi bërë deri tani është debati parlamentar. Në ditën 1 kemi thënë kjo është jurisprudenca kushtetuese, objekti duhet të jetë në përputhje me jurisprudencën, duhet të jetë specifik, s’duhet te kalojë jashtë veprimtarisë parlamentare. Po marr një, McGonigal. Një vepër penale e bërë në një juridiksion të huaj, nga një ish funksionar i huaj, e hetuar nga një prokurori e huaj, e gjykuar nga një gjykatë e huaj.

Ky parlament cilin ligj do përmirësojë, si vepron FBI me zyrtarët e vet, cilin kontroll parlamentar do përmirësojë, se si FBI duhet të ushtrojë më mirë veprimtarinë e vet. Apo duam të marrim kompetencat e organeve ligjzbatuese shqiptare, që nëse në atë dosje paska një veprimtari të jashtëligjshme ta hetojmë ne se nuk e heton dot SPAK e Dumani me kolegët e vet nuk po bëjnë punë e mirë dhe ta ndihmojmë ne”, tha Gogu në Report Tv.

Kujtojmë, që gjykata federale e Uashingtonit dënoi më 16 shkurt, me 28 muaj burg ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Ngecin negociatat/ Toni Gogu: S’ka pazare me 'non grata', opozita reflektoi! Gështenja: Mbledhja u shty se s’ka produkt final


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë