Real Madridi ka pasur një javë të trazuar në prag të El Clasicos dhe gjithçka kulmoi të enjten, kur Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde u përplasën fizikisht gjatë stërvitjes. Dyshja u përfshi në një debat të ashpër të mërkurën dhe 24 orë më vonë situata u përshkallëzua ndjeshëm deri te grushtat dhe tani të dy janë nën hetim të brendshëm nga klubi.
Sipas El Mundo Deportivo, shkaku i kësaj situate lidhet me vendimin e klubit për t’u ndarë me ish-trajnerin Xabi Alonso pas humbjes ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës në janar, një vendim me të cilin shumë lojtarë nuk ishin dakord.
Në skuadër kishte disa futbollistë që ishin pro Alonsos, por po aq të tjerë ishin në favor të largimit të tij. Kjo krijoi përplasje të brendshme, të cilat me kalimin e kohës janë përshkallëzuar dhe kanë çuar te incidentet e fundit; ai mes Tchouamenit dhe Valverdes, si dhe një tjetër përplasje ku Antonio Rudiger thuhet se e ka goditur me shuplakë mbrojtësin Alvaro Carreras.
Ngjarja mes Valverdes dhe Tchouamenit solli ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të menaxherit të përgjithshëm Jose Angel Sanchez, ndërsa drejtuesit më të lartë, përfshirë presidentin Florentino Perez, raportohet se janë të zhgënjyer me skuadrën.
Burime brenda klubit për mediet spanjolle i përshkruajnë lojtarët si “një grup shumë i papjekur, janë si fëmijë”. Hierarkia e klubit po ashtu është shprehur e pakënaqur me rolin ose mungesën e rolit të trajnerit Alvaro Arbeloa në menaxhimin e situatës.
Lajmi kryesor:
Grushta në stërvitjen e Real Madridit, Tchouameni bën për spital kapitenin Valverde! Uruguaian humbet kujtesën: Godita tavolinën! Klubi: Procedurë disiplinore për të dy






