Pse rrjeti po kryqëzon Georgina Rodríguez në postimin e saj të fundit

Pse rrjeti po kryqëzon Georgina Rodríguez në postimin e saj të fundit

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez ka pranuar dhe më parë se fama ka edhe anët e saj negative dhe kjo ështe vërtetuar para pak ditësh ku modelja Argjentinase mori një sulm komentesh nga ndjekësit e bsaj në instagram.Së fundmi partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, postoi një seri me foto nga vera e vitit 2020 shoqëruar me një mbishkrim, të cilat sollën një sërë reagimesh dhe komentesh në rrjet.

“Duke kujtuar atë pasdite vere kur shkruam të blinim varkën tonë. Dhe disa foto të asaj vere magjike #2020,” shkroi ajo në postim.

Në galerinë me foto, shfaqet familja e tyre në varkë duke shijuar pushimet dhe, ndër të tjera, koleksioni i Georgina-s me çanta luksoze.

Menjëherë pas publikimit, të shumtë qenë njerëzit që kritikuan postimin e saj. Në një pjesë të mirë të komenteve, ndjekësit e kritikojnë modelen bukuroshe për mburrjen me stilin e jetesës, luksit dhe shumave marramendëse që shpenzon në përditshmërinë e saj.

Komentet e pafundme kanë nxjerrë bashkëjetuesen e Ronaldos si një materialiste që nuk di të bëjë asgjë tjetër veçse të tregojë objektet dhe gjërat e shtrenjta që zotëron nga pasuria e bashkëshortit të saj.

“Sikur ke thënë që nuk je materialiste,” shkroi dikush. “Sa shumë ndryshojnë njerëzit kur nga të varfër bëhen kaq të pasur,” lexohet në një tjetër koment. “Do të ishte mirë që ta shfrytëzoje famën për diçka më të mirë,” thotë një i radhës.

Megjithatë, pati dhe njerëz të tjerë që e mbështetën Georginën duke i dalë kundër komenteve, të cilat i konsideruan komentet kritikuese si ziliqare dhe negative.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun