Pse shqiptarët janë pak të lumtur? Sociologu: Ekonomia shkak, por jo domosdoshmërisht

TIRANE - Raporti Botëror i Lumturisë për vitin 2024, I cili bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende, e ka rënditur Shqipërinë në vendin e 87 sa i përket lumturisë. Sociologu Gëzim Tushi, tregon shkaqet se përse vendi ynë është kaq larg vendit të parë për sa i përket lumturisë por edhe kaq larg Kosovës, e cila është në vendin e 29-të. 

“Jo gjithmonë është i saktë intervistimi. Niveli i lumturisë në vendin tonë është në gjendje të lëkundur në krahasim me vendet e rajonit, nuk po them me vendet nordike. Këto vitet e fundit duket se ka rënie në indeksin e vet. Ka arsyet e veta, të cilat janë të karakterit ekonomik. Por jo domosdoshmërisht ka lidhje ekonomia me lumturinë.  Ka dhe arsye të tjera. Ka të bëje me gjendjen emocionale, papunësisë, divorci. Në kët ditë të lumturisë, duhet që këtë ndjenjë kaq të rëndësishme humane, duhet ta vlerësojmë dhe duhet të mendojmë që jo domosdoshmërisht duhet të kemi pretendime. Mirë është të kënaqëmi me atë që kemi dhe të bëhemi të lumtur me atë që zotërojmë”

Raporti që mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit, në krahasim me një vit më parë, ka ulur vendin tonë edhe me 5 vende.

Njerëzit lumturinë e kanë nga situata e individuale në raport me hallet që ke. Varet dhe nga rethanat sociale. Sikurse janë niveli i kriminalitetit, emigracioni i lartë, shërbimet sociale. Lumturia nuk duhet të matet vetëm në anën materiale të saj. Paraja  dhe konsumi kanë të bëjnë me lumturinë, por jo domosdoshmërisht kur i ke ato je i lumtur. Mund të mos funksionoje familja. Nivelin e ulët të lumturisë, qytetarët e lidhin me ekonominë, por edhe emigracionin, që I ka ndarë me njerëzit e tyre të zemrës e kryesisht fëmijët, thotë sociologu.

Sa i takon grupmoshave, Shqipëria deri në moshën 30 vjeç ka një përmirësim duke kaluar në vendin e 66-të, krahasuar me një vit më parë ku renditej e 80-ta, ndërsa për moshat 60 vjeç e lart indeksi e liston vendin tonë të 100-in. Vendin e parë në Raportin Botëror të Lumturisë e kryeson për të 7-in vit radhazi e ka zënë Finlanda, duke u pasuar nga të tjera vende Nordike si Danimarka, Islanda dhe Suedia.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

INTERVISTA/ L’Albania verso l’Europa! E noi e i nostri politici?  Dal prestigioso ISPI, l’Istituto di geopolitica italiano, la risposta ad alcune nostre domande

INTERVISTA/ L’Albania verso l’Europa! E noi e i nostri politici? Dal prestigioso ISPI, l’Istituto di geopolitica italiano, la risposta ad alcune nostre domande