Pse s’ka gjasa të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqet ku opozita humbi dhe s’i bie pretendimi i PD se Rama ka blerë votat në zonat e goditura nga tërmeti?!

Pse s’ka gjasa të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqet ku opozita humbi dhe s’i bie pretendimi i PD se Rama ka blerë votat në zonat e goditura nga tërmeti?!

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i PD, Lulzim Basha

Partia Demokratike ka bërë të ditur në media se do të kërkojë në KQZ përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, me argumentin se përpara zgjedhjeve, Qeveria ka përdorur influencë ndaj votuesve, duke përmendur  në radhë të parë rindërtimin e banesave të prishura nga tërmeti.

Në radhë të parë, blerja apo shkëmbimi i votës si fenomen, sot është një krim penal që dënohet rëndë sipas Kodit Penal, nga gjashtë muaj deri në dy vjet burg.

E për të adresuar këtë krim penal, nuk ka rrugë tjetër veçse denoncimit të bazuar në prova.

Sot në Prokurori ka disa dosje të hapura për këtë çështje, që edhe janë të filmuara, si rasti i Pukës, i Tiranës, apo i Vlorës, ku janë kapur njerëz të LSI-së.

Nëse ka raste të tjera, e vetmja rrugë është adresimi në Prokurori, pasi KQZ merret vetëm me administrimin e rezultateve në kutinë e votimit.

Problemi i ndikimit të pushtetit tek njerëzit me favore, gjithashtu kërkon një analizë që shërben për të treguar një fenomen, por jo për të ndryshuar rezultatin që është në kuti, pasi kjo nuk mund të adresohet.

Nëse merret për bazë logjika që të gjithë ata që kanë marrë para për të paguar qiranë, apo për të rindërtuar shtëpitë, si pjesërisht por edhe atyre që po ua ndërton shtëpinë shteti, kjo nuk ka lidhje me shitblerje, pasi kemi dy anë të kësaj medalje.

Ana e parë, është se edhe pse në zgjedhje, një qeveri është e detyruar që të ndjekë e të zbatojë angazhimet e marra për të ndërtuar shtëpitë e atyre që u shkatërruan nga tërmeti i 2019-s.

Nëse ky proces ndërpritet për zgjedhje, vërtet nuk ka kuptim.

Ky process nuk ka filluar tre muaj para zgjedhjeve, por që kur Qeveria shpalli planin e rindërtimit.

Dhe nuk ka sesi një qeveri të ndalë punën 3 muaj pas zgjedhjeve, apo edhe pas 25 prillit.

Një qeveri duhet të jetë në detyrë deri në afatin kushtetues, pra deri kur vjen qeveria e re.

Ndryshe gjërat këtu bllokohen. A mund të mos paguhen rrogat para zgjedhjeve, apo pensionet?

Kjo është e para, pastaj e dyta është fakti shumë i qartë dhe që është në kuti.

Banorët e goditur rëndë nga tërmeti në Laç, Mamurras, apo Milot, pra në qarkun Lezhë, kanë votuar në masa pro Partisë Demokratike.

Një fakt që tregon, se edhe pse Qeveria ka nisur një plan të madh investimesh, ajo u votua kundër, për faktin se ata banorë që kanë përfituar ishin mbështetës të opozitës.

Për t’u kthyer tek plani i PD-së për të kërkuar pavlefshmëri në KQZ.

Ky përfundim mund të arrihet vetëm nëse ka mos përputhje të votave, apo mos përputhje të votave me materialet në kutinë tjetër; pra që nuk përputhen votuesit me fletët e votimit.

Asnjë rast tjetër nuk mund të shqyrtohet as nga KQZ-ja, por as nga Kolegji Zgjedhor.

Ndërkohë, po përdoret si argument fletët e pavlefshme.

Këto fletë janë cilësuar të tilla nga të gjitha anëtarët e Grupeve të Numërimit dhe KZAZ-të dhe ka procesverbal për të gjitha këto. Janë pranuar nga të gjitha palët.

Nëse një palë nuk do të kishte pranuar se janë të pavlefshme, do të kishte vendimarrje tjetër, ose do të ishte lënë në kompetencën e KQZ-së për t’i shqyrtuar.

Sot në Kodin Zgjedhor, është e shkruar që kushdo mund të kërkojë rinumërim apo edhe rishqyrtim të materialeve zgjedhore.

Le ta krahasojmë situatën e sotme me zgjedhjet e vitit 2009, kur rezultati ishte i ngushtë e palët kishte shumë gjasa që të mund të kërkonin rishqyrtim.

PS-ja kërkoi rinumërim dhe rishqyrtim në Berat, Tiranë, Shkodër.

KQZ nuk i pranoi, edhe pse PS mendonte se 1 mandat ishte llogaritur gabim nga komisionerët.

Arben Ristani, që ishte kryetar i KQZ-së dhe shumica që përfaqësonte PD-në, nuk e pranoi.

Më pas PS-ja kërkoi të hapen kutitë e materialeve zgjedhore vetëm në disa qendra votimi, ku u përmend e famshmja e fshatit Ruzhdie në Fier. Sërish PD nuk pranoi.

Më vonë, kur Prokuroria hapi kutitë, dalloi probleme në kutinë e materialeve zgjedhore të Ruzhdies dhe u dënuan komisionerët e Qendrës së Votimit.

Sot kjo është e mundur dhe mund ta bëjë kush të dojë.

Por në 2009, në mënyrë demonstrative u dogjën fletët e votimit në lumin Erzen.

Si për të thënë se iku ai muhabet, për të sfiduar PS-në që kërkonte hapjen e kutive.

Ky krahasim vlen për të parë evolimin e situatës dhe hapësirën e opozitës për të rishqyrtuar rezultatin në kuti.

Tani kërkohet të anulohet procesi aty ku ‘ka fituar opozita e të përsëritët nga e para, pasi opozita ka parë që vullneti është ndryshuar në kokat e njerëzve. Goxha evolucion…/ Gazeta Tema

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit