Rikthimi i Fatos Nanos në Shqipëri është gjithmonë lajm. Sidomos pastaj kur flet për politikën dhe zhvillimet në vend. Ndaj intervista e djeshme e tij, pas një kohe të gjatë heshtje, natyrisht që ka pasur një interes maksimal.
Por, ndryshe nga herët e tjera, shumica e mediave në vend, e kanë censuruar pjesën kryesore të intervistës së tij, ose ka pasur edhe nga ato që nuk e kanë përmendur fare.
Pjesa e censuruar është kur Fatos Nano flet për Sali Berishën e Ilir Metën, dy personazhe që i njeh mirë, pasi të parin e ka pasur një kundërshtar të egër për vite me radhë, ndërsa të dytin e promovoi vetë si politikan, edhe pse më pas iu kthye kundër, për ta rrëzuar nga pushteti dhe për t’u bërë me Berishën.
Censura nga portalet që financohen nga Berisha-Meta është e kuptueshme, pasi dje Nano i masakroi ata dhe i nxorri lakuriq, si dy politikanë të korruptuar dhe kriminelë (kuptohet, jo se Nano është ndonjë burrë më i mirë), por ajo që të bën përshtypje, është fakti që Nano u censurua dhe nga ato që media që e konsiderojnë veten sit ë “pavarura” dhe më të “mëdhatë” në vend, në pjesën kur fliste për Berishën dhe Metën.
Gjë që në fakt konfirmon atë që dihet prej kohësh se, ndryshe nga sa thuhet, që mediat kryesorë në vend janë kapur nga Rama, në fakt komandohen nga Berisha e Meta, të cilëve s’guxojnë t’iu përmendin as emrin, kur i akuzon dikush, qoftë ky edhe Fatos Nano.
Ndaj dhe dje u morën me historitë e Nanos në burg, në kooperativë, apo dhe kur e sulmuan në Kryeministri, por thelbin e intervistës, në të cilën ai akuzonte rëndë Berishën e Metën, e fshehën.
Madje më shumë ka pasur lajme të Monika Kryemadhit, e cila del çdo darkë në TV, se sa për Fatos Nanon, i cili del e flet njëherë në 10 vjet./ Gazeta "Tema"
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40