Pse zgjodha Kuvendin e datës 18 Dhjetor

Pse zgjodha Kuvendin e datës 18 Dhjetor

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Përse e firmosa formularin e thirrjes së Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor? E djathta ngrihet mbi respektimin e institucioneve dhe jo mbi përmbysjen revolucionare.

Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe konservator edhe revolucionar; të thërrasësh njëkohësisht në parime etike e morale dhe t’i shkelmosh ato kur nuk të puqet interesi personal.

E firmosa formuarin e thirrjes së Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor, sepse është data legjitime e thirrur nga Kryesia e PDSH-së, ashtu sikurse e kërkon Statuti i kësaj force politike.

E firmosa, sepse dua që Partia Demokratike të jetë edhe politike, edhe institucionale, edhe vetëkritike, edhe mbrojtëse e vlerave që i tejkalojnë interesat personale dhe që vënë Shqipërinë të parën.

E firmosa, sepse kjo datë i ofron një mundësi zgjidhje reale krizës dhe i jep mundësinë edhe atyre që janë tek “Foltorja” për të ardhur, për të debatuar, për të marrë vendime, nëse janë shumicë, në rrugë institucionale, pa revolucion dhe brenda parimeve të së djathtës dhe të ligjit.

P:S
Dy fjalë për miqtë që kërkojnë shpjegime, sepse ata që i dinë të gjitha, nuk kanë nevojë: Angazhimi im opozitar prej vitesh është i dokumentuar, madje edhe nga vet zoti Berisha në murin e tij në facebook.

Kush është i arsyeshëm, nuk ka nevojë për fakte. Këtë angazhim asnjëherë nuk e kam parë si përfitim personal. Unë jam rritur në PD, më dhimbset kjo forcë dhe, kur kam pasur pozitë ekzekutive, kam ditur edhe të jap dorëheqjen, pikërisht në një kohë kur PD pritej të vinte në pushtet.

Ky angazhim nuk buron nga mllefi, por nga arsyeja; nuk udhëhiqet nga pragmatizmi, por nga idealizmi; nuk shpresoj për pazar, por për të mirën e përgjithshme.

E kam bindje se rruga aktuale e “Foltores” dhe e zotit Berisha është një humnerë e pakthim për PD-në, si pasojë e së cilës kjo parti vetëm se do t’i largohej edhe më shumë ditës së ardhjes në pushtet. “Foltorja” mund ta bunkerizojë PD-në dhe ta bëjë strehë të interesave personale, por ajo nuk mund ta shndërrojë PD-në në mbrojtëse të interesave të demokratëve dhe të shqiptarëve.

Një pjesë e të pakënaqurve të kësaj periudhe janë si pasojë edhe të mosqenies në Këshill Kombëtar, ndaj sot mandatin tim si anëtar i këtij këshilli ia vë në dispozicion Sekretarit të Përgjithshëm, zotit Gazment Bardhi, duke hequr emrin tim nga lista dhe duke vendosur një nga këta emra, mjafton që kjo pakënaqësi të shuhet dhe të kthehet normaliteti.

*Namir Lapardhaja është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 24/11/2021 16:57

    Bravo kjo tregon qytetari!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi