PSG ofron 50 milionë euro për Alex Sandro, Juventus kërkon më shumë

PSG ofron 50 milionë euro për Alex Sandro, Juventus kërkon më shumë

Futbollisti Alex Sandro

PSG nuk heq dorë nga Alex Sandro, kampionët e Francës janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për të marrë mbrojtësin e Juventusit. Në krahun e majtë, në dispozicion Tuchel është vetëm Kurzaëa, ndaj PSG kërkon një lojtar me përvojë dhe Alex Sandro konsiderohet si njeriu i duhur.

Skuadra franceze ka rritur deri në 50 milionë euro ofertën, shumë që për bardhezinjtë është shumë e ulët për të nisur bisedimet. Por edhe trajneri Allegri nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga mbrojtësi brazilian, sidomos pas largimit të Asamoah dhe dëmtimit të Spinazzola, ndaj bardhezinjtë po mundohen t’i rinovojnë kontratën, duke e blinduar edhe për disa sezone të tjera.

Alex Sandro, që ka qenë rregullisht gjatë gjithë fazës përgatitore të Juventusit, ka deklaruar disa herë se nuk ka dëshirë të largohet, sidomos tani pas ardhjes së Cristiano Ronaldo edhe pse ka shumë oferta.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin