Psikologia Elona Hasko: Kujdesi i veçantë që duhet të tregojmë me fëmijët autikë

E ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV (më datë 6 prill) me moderatore Doreada Mio,  ishte Psikologia Elona Hasko e cila foli për  prillin, si muaji i ndërgjegjësimit botëror të spektrit autik.

“Kemi një ndërgjegjësim dhe më shumë informacion për çështjet e spektrit autik dhe ka shumë lëvizje në mbarë Europën për të bërë të kuptojnë njerëzit”, e nisi kështu bisedën në studio psikologia duke shtuar se mjekësia aktualisht e ka quajtur “një gjendje” pasi nuk ka një tezë mjekësore që të vërtetojë shkakun dhe me këtë tezë janë sot të gjithë konjiktivistët.

Kur konstatohet problem tek fëmijët, duhet të mbështeten dhe prindërit pasi dhe ata kanë nevojë për të pranuar faktin. Autizmi nuk është një sëmundje që shërohet me një ilaç, por thyen çdo protokoll dhe asnjë fëmijë nuk i ngjan një tjetri, tha psikologia në studio.

Për të kuptuar diagnozën, duhet të kalohet kohë me fëmijën dhe nëpërmjet lojës të analizohet saktësisht a kemi të bëjmë me autizëm apo jo. Sot në bota kë shembuj të personave autik që janë mbështetur nga familja dhe janë bërë njerëz kyç në shoqëritë e tyre.

”Unë në përvojën time jam hasur më fëmijë autik të jashtëzakonshëm, shumë të zgjuar dhe me një kujtesë fantastike”, u shpreh ajo.

Ne u rekomandojmë prindërve të jenë të vëmendshëm me fëmijët e tyre për të kuptuar realisht fëmijën e tyre a kemi të bëjmë me këtë spektër apo jo, sikurse jo çdo fëmijë që luan vetëm më lodrat është autik”, shtoi psikologia, duke theksuar së fëmijët autik kanë nevojë për mbështetje në çdo rast, që të ndihen të integruar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Gjinekologu Shkëlqim Balili: Cila është koha ideale për një shtatzëni të shëndetshme

 

I ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV (më datë 6 prill), me moderatore Doreada Mio, ishte doktor obstetër gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli për problematikat që shqetësojnë shëndetin e një gruaje, që nga faza e hershme e riprodhimit e më tej.

“Ne kemi shumë nevojë për informacion dhe dita-ditës shikoj shumë raste të pandjekura, madje të avancuara që ndikojnë në cilësinë e jetës” kështu e nisi bisedën në studio mjeku, duke shtuar se mjeku jep informacion për fiziologjinë dhe biologjinë e organizmit femëror.

“Trupi i njeriut është i përbërë nga 50 trilion qeliza, të cilat marrin një mesazh shumë të rëndësishëm nga hormonet dhe ky komunikim i kësaj sasie të madhe qelizash është e gjithë jeta jonë”, shtoi mjeku në studio, pa harruar të nënvizoi se nëse ky komunikim nuk ndodh, dalin probleme të panumërta.

Sipas mjekut, cikli menstrual është fiziologji, biologji e organizmin femëror dhe është unik për çdo femër, ndërsa cikli ideal është një cikël 28 ditor dhe mund të quhet metamorfoza, simfonia, orkestra e tërë hormoneve dhe shëndetit femëror, ndaj duhet menaxhuar me kujdes nga çdo grua. Duhet kuptuar mirë se ky cikël është i përbërë nga disa hormone që veprojnë sinkron.

“Dita e parë e hemorragjisë, konsiderohet dita e parë e ciklit dhe më pas vazhdon me 4-6 ditë normalisht", tha mjeku në studio, duke shtuar se nëse cikli është 21 ditor, apo 28 ditor që është ideali, dita e evolucionit është dita e 14. Ovulacioni është aftësia fizike, kimie, biologjike e maturitetit të vezës në vezore dhe zakonisht cikli është me dy faza, e para ndodh në vezore dhe e dyta ndodh në mitër”, tha mjeku, duke shtuar se "faza e parë nis që nga dita e parë e ciklit, deri në ditën e 14 dhe shtatzënia dhe fëmija është dhurata më e madhe e Zotit për njeriun".

"Nëpërmjet menaxhimit të ciklit menstrual, ne do për përcaktojmë se kur e kemi ovulacionin dhe gruaja ka mundësi të mbetet shtatzënë vetëm 24 orë në muaj. Po përse sot duket sikur është më e vështirë shtatzënia sipas doktorit?  E para, kushtet klimatike nuk janë më njësoj dhe kemi një sulm nga ajri, uji dhe kimikatet industrial, ushqime me toksina dhe kjo ndikon që në 80% të rasteve të kemi çrregullime të ciklit.

Së dyti, një spermë e shëndoshë qëndron në vaginë gati 5 ditë dhe marrëdhëniet do të bëhen çdo dy ditë që të ketë kohë sperma dhe veza të piqen. Mosha ideale për vajzat që të mbeten shtatzëna shkon deri në 30 vjeç, ndërsa për meshkujt pas moshës 40 vjeç cilësia e spermës bie, pasi duhet të hedhë patjetër mbi 70 milion ndërsa duhet bërë kontrolle standarde tek mjeku për të dy gjinitë".

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja