Psikologjia dhe Puna Sociale 
Provim shteti për të diplomuarit

TIRANE- Tashmë edhe studentet të cilët do të përfundojnë studimet në degët e psikologjisë dhe të punës sociale do tu duhet të japin provimin e shtetit. Pas marrjes së një note kaluese në këtë provim, të rinjtë do të kenë mundësi punësimi. Ky është një nga ndryshimet më të fundit që i është bërë ligjit për profesionet e rregulluara.

“Pas shkronjës “g”, të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohen shkronjat “gj” dhe “h”, me këtë përmbajte punonjësi social dhe psikologu” thuhet në projektligjin e miratuar dje nga qeveria. Deri më tai në profesionet e rregulluara dhe që i janë nënshtruar provimit të shtetit janë mjekësia, stomatologjia, farmacia, infermierët, mamitë, fizioterapistët, veterinerët, arkitektët dhe inxhinierët. Tashmë me ndryshimet e reja parashikohet që edhe psikologët dhe punonjësit socialë për hyjnë në provimet e shtetit.

Sipas rregullores së përcaktuar të gjithë ata persona të cilët nuk rezultojnë kalues në këtë provim, nuk marrin licencën e të drejtës së ushtrimit të procesionit. Në rastet kur ata e përsërisin provimin, pagesa e tyre ndryshon duke u rritur. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë