'Paqja' PS-Rithemelimi/ Sula: Përjashtimi i Bashës, vendim i gabuar! Nga kaosi kemi humbur! Krashi: Normaliteti në Kuvend, zhvillim pozitiv

Deputeti Dashamir Sula e ka konsideruar si të ekzagjeruar vendimin e kryetares së Kuvendit, për të përjashtuar Lulzim Bashën nga seanca parlamentare.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Sula tha se Basha nuk është një njeri dhunues, pavarësisht se në politikën aktive në vend, kërkohet të jesh arrogant dhe gangster.

Për marrëveshjen me PS, Sula tha për gazetarin Arbër Hitaj, se duhet t’i ishin kthyer normalitetit shumë kohë më parë. Sula pranoi se kanë humbur nga kaosin që krijuan prej kohësh në Kuvend.

‘Ne kemi humbur, por ka fituar arsyeja dhe civilizimi i njerëzve që nuk e shikojnë pushtetin vetëm për vete. Kemi humbur dy gjëra kryesore pasi është ndryshuar rregullorja e kuvendit është bërë si kod penal. Rregullorja e Kuvendit nuk është ndryshuar kurrë asnjëherë pa miratimin e përbashkët. Dënimet që ka vënë kjo rregullore. Ti kufizosh deputetëve mandatin prej 6 muajsh është e tmerrshme.

Kur është hartuat ligji për komisionet hetimore, është hartuar që të jetë mjeti që ka opozita për të kontrolluar ekzekutivin. Edhe këtë e kanë shkatërruar. I kanë prerë duart opozitës të hetojnë aferat. Ky është problem më shqetësues. Unë jam kundër, por normaliteti duhet të kishte ndodhur deri para 5 muajsh.

Çfarë bëri Basha dje? Ishte I ekzagjeruar përjashtimi. Jemi shoqëri e dhunshme. Për sa kohë që ke një kryeministër të dhunshëm, kjo është për të ardhur keq. Nuk është Basha dhunues, i thua fle gjumë... Këtu duhet të jesh gangster. Me rripa me armë me doreza boksi. Mos u bëj arrogant edhe hajdut duan të jenë edhe gangster edhe gjithçka.’- tha Sula.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së Lavdrim Krashi tha se kthimi në normalitet i kuvendit është zhvillim pozitiv.

‘Ishte I mirëpritur rikthimi I normalitetit në Kuvend. Është zhvillim pozitiv. Është një zhvillim normal. E vërteta ndodhet në mes. Rikthimi I parlamentit në normalitet, përgjatë javës që sapo mbyllëm, për mua zhvillimi më pozitiv kanë qenë komisionet parlamentare. Pasi është vënë re një debat I munguar për 5 muaj’- tha Krashi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
‘Zgjedhorja’, Sula: Do të votoj kundër nëse nuk përfshihet vota e diasporës e votimi elektronik! Burimi: Rama s'e do votën e emigrantëve

 

Deputeti Dashamir Sula ka deklaruar se do të votojë kundër propozimeve të mazhorancës për Reformën Zgjedhore, nëse nuk sjellin në Kuvend draftin për votimin dhe numërimin elektronik dhe votën e diasporës. Deputeti demokrat e bëri deklaratën në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

‘Do votoj kundër Reformës Zgjedhore në Kuvend nëse nuk sjellin draftin për votimin dhe numërimin elektronik dhe votën e diasporës. Vota ime do jetë kundër. Nëse nuk vijnë këto. Edhe sistemi duhet ndryshuar.. Duhet një sistem një zonë zgjedhore. Vota të hapura për të gjitha partitë politike.’- tha Sula.

Ndërkohë deputeti i PS-së Lavdrim Krashi tha se PS e do votën e diasporës pasi është e vetmja parti që në Komisionin që mbaroi punë ka paraqitur një draft si mund të realizohet vota e diasporës.

‘PS e do votën e diasporës është partia e vetme që edhe në komisionin që mbaroi punë ishte e vetmja që ka paraqitur një draft si mund të realizohet vota e diasporës. Është e vetmja. Një parti që paraqet një projekt, s'mund të jetë kundër!’- tha Krashi.

Analisti Genc Burimi tha se ‘Rama nuk e do votën e emigrantëve.’!

Ora 17:43
Të hënën mblidhet Komisioni për Shëndetësisë, Sula: Do të jetë një shou, s’pres asgjë tjetër! Janë në dorë të mazhorancës

Një ditë pasi u votua në Kuvend, është caktuar data për mbledhjen e parë të Komisionit të Shëndetësisë, që do të mbahet të hënën. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Sula tha se nga mbledhja e parë do të kemi shou, kjo pasi mazhoranca ka ndryshuar ligjin për komisionet.

‘Do pres një shou të bëj debati të pamundësisë reale të një aksesi të plotë ndër dokumentet dhe provat pasi këto e kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar gjithçka është prish struktura, duke filluar që nga transparenca e publikut. Ajo është kontrollori viziv. Këto dhe për ekspertët edhe për dëshmitarët, edhe provat e për shumë të tjerat është domenit i mazhorancës. Ky është problem i madh.’- tha Sula.

I ndalur tek Reforma Zgjedhore, deputeti demokrat tha se komisioni e humbi legjitimitetin.

‘Ky komision e humbi legjitimitetin. Kur u dha vendimi i GJK që duhet të ishte implementuar vota e diasporës. Është e patolerueshme, për dy bashkëkryetarët që nuk tirrnin komisionin. Janë 4 deri në 5. Është vota emigrantët, votimi elektronik sistemi zgjedhore. Propozimet duhet të ishin bërë. Jemi në kohë për ndryshimet.’- tha Sula.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja