PSV Eindhoven ka siguruar matematikisht titullin kampion në Eredivisie, plot pesë javë para përfundimit të sezonit, duke 'vulosur' dominimin në futbollin holandez.
Skuadra nga Eindhoveni u kurorëzua zyrtarisht kampione pas barazimit pa gola të rivalit kryesor Feyenoord në transfertë ndaj FC Volendam, rezultat që e çoi diferencën në plot 17 pikë, një hendek i pakapërcyeshëm në këtë fazë të garës.
Ekipi i drejtuar nga Peter Bosz hodhi hapin vendimtar drejt titullit duke triumfuar në një ndeshje spektakolare 4-3 me përmbysje kundër Utrecht.
Ky është titulli i 27-të në historinë e klubit dhe i treti radhazi, duke konfirmuar epokën e artë të PSV-së në vitet e fundit. Sezoni ka qenë i mbushur me rekorde, pasi skuadra regjistroi 13 fitore radhazi dhe vendosi një rekord të ri me 14 fitore në transfertë.
Gjithashtu, ky është vetëm rasti i tretë në histori që PSV arrin të fitojë të paktën tre tituj kampion radhazi, duke përsëritur sukseset e periudhave 1986-1989 dhe 2005-2008.
Kur duhen edhe pesë raunde nga fundi i sezonit në elitën holandeze, PSV ka siguruar titullin më të shpëjtë në histori.
Komente









