TIRANE - Grupi më i klikuar në Youtube, PSY do të vijë në Shqipëri. Kjo është pikëpyetja e shumë fansave të tij por dhe nga qytetarë të cilët prej ditësh janë informuar për mbërritjen e artistit korean me famë botërore PSY në datë 18 Maj në Matrix Night Club në Tiranë.
Lajmi është përhapur me shpejtësi nga posterat të vendosur në rrugët e kryeqytetit, nga spoti prezantues në youtube, e deri në mediat online duke shtuar kureshtjen e shumë qytetarëve të cilët kanë interes për çmimin e biletës dhe se si mund të rezervohet pjesëmarrja në këtë event.
A1Report ka kontaktuar në numrin e rezervimeve të prezantuar në faqen e facebook-ut të MatrixClub ku nga organizatorët jashtë kamerave konfirmohet prezenca e artistit me famë botërore së bashku me balerinat e tij më dt.18 ku do të jetë edhe inagurimi i këtij club-i.

Ndërkaq në portalin e tureve të këngëtarit www.songkick.com PSY si event i konfirmuar në pritje ëshë ai i planifikuar më datë 9 qershor të këtij viti në stadiumin e Wemblit në Londër dhe eventi i cili është realizuar më datë 16 prill në Indianapolis në Ball State University, po për prezencën e tij në Tiranë nuk shkruhet asnjë e dhënë!
Burime brenda stafit, organizatorët konfirmuan dhe axhendën e Gangnam style-it në Tiranë. Ai pritet të mbërrijë të shtunën të performojë vetëm me një këngë dhe për të është rezervuar dhe një suitë luksoze në një nga hotelet e kryeqytetit.
/Shqiptarja.com

Tiranë më 18 maj?">