Publikimi i shumë të dhënave personale në rrjetet sociale duket se shkakton probleme në jetën e përdoruesve të tyre.

Tendencat për të postuar fotografi, të dhëna personale të vendndodhjes apo edhe mendime e ankesa të ndryshme, shpesh çon në krijimin e problemeve.

Sipas një studimi një në dhjetë persona është penalizuar nga punëdhënësi për shkak të publikimeve jo të përtatshme në lidhje me punën.

Ndërkohë një në 20 persona ka humbur një mundësi të mirë punësimi për shkak të fotove jo etike që ndodhen në rrjetet sociale.

Të shkëmbesh informacion dhe të ruash kontaktet me njerëzit është një formë mjaft e mirë komunikimi por teprimi i tyre nuk sjell benefite pozitive.

Shumë nga të anketuarit janë shprehur se ndihen të turpëruar për publikimet e tyre në Facebook apo Twitter.

(xh.k/shqiptarja.com)