/ ATSH-Z.Tosku/-Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën e plotë me emrat e mësuesve, të cilët do të hyjnë në provimin e shtetit sipas kalendarit të përcaktuar.
Datat 15-31 korrik janë datat në të cilat do të zhvillohen provimet e shtetit. Kryesisht, ditën e sotme dhe të nesërme do të testohen 222 kandidatë të edukimit fizik .
Sakaq, në datat 15, 16 korrik do të testohen mësuesit e fizikës, matematikës, matematikë fizikës, informatikës dhe kimisë.
Në datat 20 dhe 21 korrik do të testohen mësuesit e arsimit fillor, në 22 dhe 23 korrik kandidatët e gjuhë-letërsisë ndërsa kandidatët e gjuhës angleze do të mund të zhvillojnë provimin në 24 dhe 27 korrik.
Mësuesit e historisë, gjeografisë dhe shkencave sociale do të testohen në 28 korrik, ndërsa mësuesit e gjuhës frënge dhe italiane në 29 korrik.
Ndërkohë që, në datën 31 korrik do të testohen mësuesit e gjuhëve të huaja si gjermanisht, greqisht dhe arteve figurative.
Kalimi me sukses i këtij provimi u jep aplikantëve të drejtën e ushtrimit të profesionit. Në bazë të rregullores, provimi i shtetit mund të jepet deri në 5 herë.
/Shqiptarja.com