Oborri mbretëror ka publikuar fotografitë nga dasma private e Princeshës Beatrice në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u martua me biznesmenin Edoardo Mapelli Mozzi ditën e premte në një ceremoni në Kalanë Windsor ku mori pjesë Mbretëresha Elizabeth II. Princesha Beatrice vuri të njëjtën kurorë që mbretëresha Elisabeth kishte veshur 73 vidte më parë në dasmën e saj me princin Filip në vitin 1947.
Beatrice, e cila është e nënta në radhë në fronin britanik dhe mbesë e Mbretëreshës dhe Princit Filip, Duka i Edinburgh, u shoqërua nga babai i saj, Princi Andrew.
Fotografitë e publikuara nga Buckingham Palace të Shtunën tregojnë se princesha qëndron në distancë nga gjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeth dhe gjyshi, Princi Philip. Beatrice dhe Mapelli Mozzi janë fejuar që nga shtatori i kaluar por pandemia e koronavirusit solli shtyrjen e datës së dasmës e cila ishte planifikuar më 29 maj.

"Çifti vendosi të zhvillojë një ceremoni të vogël private me prindërit dhe motrat e tyre pas shtyrjes së dasmës së tyre në maj. Dasma ishte në përputhje me rrethanat unike të COVID-19, ndërsa i mundësonte ata të festojnë dasmën e tyre me familjen e tyre më të afërt", tha një nga përfaqësuesit e pallatit.
/Shqiptarja.com
Komente

