SHBA - Një ish-mësuese e një shkolle të krishterë në SHBA u arrestua nga policia pasi kishte gënjyer në lidhje me telefonin e saj të vjedhur. Jamie Climie, 36 vjeç, një grua e martuar me fëmijë, nuk i kishte thënë të vërtetën policisë në 24 nëntor 2013 kur raportoi vjedhjen e iPhone-it të saj. Ajo i tha policisë se në telefon kishte fotografi që i kishte dërguar vetëm për burrin e saj.
Vetëm pas disa ditësh dolën në internet disa fotografi nudo të saj të titulluara "Hakmarrja e pornos". Ajo u pushua menjëherë nga puna për shkak të kodit të sjelljes së shkollës ku ajo punonte. Në fotografitë e publikuara në internet është vetë 36-vjeçarja nudo e cila pozon përpara pasqyrës në tualet. Në kohën kur u shfaqën imazhet nudo, burri i saj nuk e kishte idenë se si fotot intime të saj u zbuluan.
Faqja e internetit në të cilën janë publikuar fotografitë ka arritur numër rekord të komenteve nga ata persona të cilët e njihnin personalisht ish-mësuesen 36-vjeçare.

"Është me të vërtetë e trishtuar, por jo e habitshme. Unë e kam parë atë në palestër dhe kam dëgjuar thashetheme për të më parë. Është e tmerrshme për burrin dhe fëmijët. Ata nuk e meritojnë këtë!", shkruante një komentues.
"Ky person nuk është i pafajshëm, ajo ishte një mësuese disa vjet më parë dhe u shkarkua për sjellje të papërshtatshme me nxënësit e saj. Unë kam qenë një mësese në këtë shkollë", shkruan një tjetër.

Hetuesit e policisë kanë filluar hetimet duke gjurmuar të dhënat e telefonit për të zbuluar nëse Jamie kishte dërguar të paktën një fotografi lakuriq tek dikush tjetër dhe jo te bashkëshorti i saj ashtu siç kishte deklaruar më parë.
Pasi u përball me të vërtetën, 36-vjeçarja pranoi se telefoni i saj nuk ishte vjedhur. Më 16 janar 2014, ajo ishte akuzuar për pengim të punës së policisë. Jamie Climie do të rikthehet përsëri në gjykatë në datë 4 shkurt 2014.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com