TIRANË- Këtë të premte, maturantët kanë mësuar se çfarë note kanë marrë në provimin Gjuhë-Letërsi, i cili është edhe testi i dytë që iu nënshtruan.

Të dhënat kanë dalë në sistemin online të vënë në dispozicion, teksa referuar statistikave zyrtare vetëm 4 maturantë kanë arritur që të marrin notën 10.00, teksa kanë ngelur 383 maturantë në total. Nota mesatare është 7.45.

Ndërkohë, maturantët kanë përmbyllur sot rrugëtimin e tyre të gjimnazit. Në mëngjes, bënë edhe provimin e fundit në testimin e njohurive në lëndët me zgjedhje, për të nisur një etapë të re të jetës së tyre.