Publikohen pamjet e rralla të legjendës Michael Jackson nga vajza e tij Paris

Vajza e Michael Jackson, Paris, ka publikuar pamjet e rralla të babait të saj kur ajo ishte e vogël.

Në video shikohet Michael duke biseduar me vajzën e tij në rezidencën e tyre familjare. Ai gjithashtu ka dy djem, Michael Joseph Jr, 23 vjeç, dhe Prince, 18 vjeç. Paris dhe Michael Jr u lindën nga Debbie Roëe.

Në vitin 1996 ajo mori vesh se ishte shtatzënë dhe ata u martuan atë vit, por u divorcuan më pas në 1999 dhe Michael mori përgjegjësinë e plotë për rritjen e fëmijëve.

Djali më i vogël i Michael, Prince, i njohur si “Blanket”, lindi përmes një zëvendësueseje, identiteti i së cilës nuk është bërë kurrë i njohur. Me gjithë insistimin e Michael që ai është babai, shumë njerëz besojnë se nuk është ai.

Paris përcjell shumë mesazhe përmes oamjeve të rralla, ku  thotë se u përpoq të mbrohej nga sytë e publikut për shkak të famës së babait të saj dhe pranon se nuk ishte e gatshme të ishte në qendër të vëmendjes në atë kohë.

Michael dëgjohet gjithashtu duke folur me Paris teksa e pyet se çfarë dëshironte të bëhej kur të rritej.

Michael:Çfarë dëshiron të bëhesh Paris?

Paris: Unë do të bëj atë që bën ti.

Michael: Çfarë bëj unë?

Paris: Ti kërcen dhe këndon.

Videoja gjithashtu tregon edhe momente të saj atë me të dashurin Gabe, teksa këndojnë së bashku si pjesë e duetit “The Soundfloëers”.

“Kur takova Gabe, unë menjëherë fillova të bëj muzikë,” thotë ajo për bashkëpunimin.

Ndërkohë, i dashuri i saj thotë në video se për herë të parë, ajo po e lë zërin e saj të sinqertë të dalë jashtë.

Michael dhe Paris Jackson

E.D./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare me lista të hapura?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Zbulohet spiuni egjiptian në zyrën e kancelares gjermane! Ja si i 'mbylli gojën' Merkeli Egjiptit