Janë publikuar pamjet e ndërtesës pesëkatëshe e cila u shemb ditën e djeshme (2 qershor) në Stamboll të Turqisë, ku një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën.
Ekipet e zjarrfikësve që kishin dalë në vendin e ngjarjes, bënë të pamundrën që të shpëtonin personat kishin ngecur nën rrënojat e ndërtesës.
Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, tha në vendin e ngjarjes së shtatë persona fillimisht janë raportuar si të lënduar dhe të ngujuar nën rrënoja, ku dy prej tyre kishin pësuar lëndime serioze.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Por pas disa orë kërkimesh zjarrfikësit arritën të nxjerrin trupin e pajetë të një burri nga Turkmenistani, si dhe një personi tjetër që ishte lënduar.
Ndërsa akoma është e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës, ndërtuar 36 vite më parë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)