Grafiku/Efektet pozitive të masave të marra në kohë ndaj COVID-19! Rama: Do luftojmë apo t'i dorëzohemi armikut?

Grafiku/Efektet pozitive të masave të marra në kohë ndaj COVID-19! Rama: Do luftojmë apo t'i dorëzohemi armikut?

Progresioni i epidemisë pas rastit të 20 dhe kryeministri Edi Rama

Në kurbën e rritjes së infektimit nga koronavirusi, masat shtrënguese të marra nga Shqipëria kanë dhënë efektin e tyre, pasi rritja e të infektuarve është mbajtur në kushte të menaxhueshme nga sistemi shëndetësor.

Kurba tregon rritjen që bën 'armiku i padukshëm' në luftë me jetën njerëzore pas 20 rasteve të para të konfirmuara dhe ajo që vihet re është se Shqipëria ndodhen në nivele normale të kurbës, krahasuar me vendet e tjera që kanë një rritje shumë të lartë, edhe pse kanë një sistem shëndetësor shumë më të zhvilluar dhe modern krahasuar me tonin.

Këto shifra janë bërë publike nga kryeministri Rama, i cili tha se ky është efekti i masave të marra në mënyrë të menjëhershme dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani.

Rama, ashtu siç ka paralajmëruar edhe më herët, koronavirusi do të ketë ngritje por që të gjithë po punojnë që ajo të jetë e butë dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa.

"Tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se "do vdesim për bukë", që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur?", shkruan Rama duke cilësuar se çdo gjë është në dorën e vetë shqiptarëve.

Progresioni i epidemisë pas rastit të 20

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmiri: 28/03/2020 22:33

    Zoti Kryeminister, Duke vlersuar masat dhe perkushtimin e qeverise@sherbimeve publike konsultohuni me ekipin specialist per te caktuar nje fashe dyoreshe per pensionistet e vetmuar psh nga ora 14 deri 16 qe te kryejne sherbimet bazike si marrje ilaçesh dhe buke/uje sepse nuk i ke mundesite tu sherbesh sic deshiron dhe kumton. Eshte e pamundur dhe vuajtja e tyre do te behet me rende se vdekja nga virusi. Shikoje kete obsion me specialistet dhe beni korigjimin sa me shpejt. Fasha dyoreshe do te jete nje zgjidhje minimale ne kushtet e kesaj lufte

    Përgjigju
  • Aleks ballo: 28/03/2020 19:35

    Edhe më të rrepta më mir do ishte kemi njerëz dhe të drejtën për të jetuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë