TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën me emrat e punonjësve dhe ish punonjësve që janë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, por që për ata nuk ka aplikuar pronari. Afati për të aplikuar për punëdhënësit ishte 5 qershori por që janë mbi 4500 mijë punonjës që përfitojnë dhe që tashmë do të duhet të plotësojnë formularin personal me të dhënat e llogarisë bankare dhe të tjera detaje personale.
Pas mbylljes së procesit Administrata Tatimore do të shqyrtojë të gjitha formularët e plotësuar nga bizneset që nuk kanë aplikuar për punonjësit me arsyet e mosaplikimit të tyre.
Pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave, bizneset që nuk kanë aplikuar do të gjobiten 50 mijë lekë për çdo punonjës.

( Kliko këtu ) Lista e plotë me individët përfitues
Komente


Te hapen sa me shpejt!!!
Përgjigju