Publikoi foton nga hoteli, këngëtarja shqiptare vihet në siklet para gjithë fansave

Publikoi foton nga hoteli, këngëtarja shqiptare vihet në siklet para gjithë fansave

Shyhrete Behluli

Ajo është një nga këngëtaret më të suskeshme shqiptare përsa i përkt muzikës popullore dhe baladave. Shyhrete Behluli teksa foli për emisionin ‘Mirage’, në lidhje me projektet e reja, rrëfeu gjithashtu momentin e sikletshëm që kaloi për shkak të publikimit padashur, të një fotoje në rrjetet sociale.

Ngjarja i kishte ndodhur kur kishte hapur për herë të parë një llogari në Instagram. Duke qenë se nuk kishte mësuar ta përdorte, Shyhretja padashur kishte publikuar një foto të vetes teksa ndodhej në hotel.

"Akoma kam frikë të prek diçka në telefon, se njëherë e kam bërë një gabim. Ishin në Zvicër dhe patëm një koncert. Mbaroi koncerti dhe shkuam në hotel, për të pushuar, për të fjetur. Luli flinte, televizori ishte i ndezur. Duke parë televizor, mora telefonin dhe po shikoja në Instagram, me pishame, kisha rënë për të fjetur,"- tregon ajo.

(Shyhrete Behluli për emisionin "Mirage")

"Si e kam fotografuar veten dhe e kam postuar, duart të mi këpusësh unë nuk di, as tani nuk di me postu. Kur më thërret Learta, ishte ora 10 e gjysmë. Më tha 'Mami çfarë po bën?' I thashë kot po rri në Instagram. Më tha 'Fole me Lumin?'. I thashë jo, pse çfarë ka ndodhur, më shkoi mendja menjëherë për keq. Më tregoi pastaj dhe i thashë a e ka parë ndokush? 'Jo tha, vetëm nja 300 vetë'- përfundon Shyhretja duke qeshur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen