Vetëm pak ditë pas humbjes së nënës, Kastro Zizo u bë i fortë dhe vazhdoi garimin e tij në skenën e ‘Your Face Sounds Familiar’. Këngëtari interpretoi këngën “Desperado” të Antonio Banderas dhe në fund dha një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjithë ata që e ndiqnin, të duan prindërit dhe t’ua shprehin dashurinë sa i kanë ende në jetë, pasi ‘kurrë nuk i vlerësojmë sa duhet’.
“Qenka e vështirë. Kam mësuar që prindërit kur i kemi, nuk i vlerësojmë sa duhet. Kur na ikin, i mbajmë në copëza të vrara të zemrës… Dua të ta dedikoj ty, nënë, këtë mbrëmje. Dhe dua t’u them të gjithëve: ‘Duajini prindërit sa i keni në jetë’”, u shpreh Kastro i emocionuar në skenë.
Klevis Bega theksoi se këtë performancë ia dedikon edhe babait të tij duke qenë se ‘ai e vuan më shumë’. Gjesti i Kastros dhe vendimi për të vazhduar konkurimin u vlerësua edhe nga anëtarët e jurisë, të cilët i dhanë pikët maksimale.
Nga ana e tij Arian Çani u shpreh se kjo që bëri Kastro është një akt i madh: "Kastro sot i këndoi dashurisë së tij të parë" - tha moderator i “Zone e Lirë”. Nëna e Kastros u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com