Një konflikt mes dy kushërinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Mësohet se Alfred Tusha, 37 vjeç,i cili është arrestuar,  ka plagosur me thikë kushëririn e tij 27- vjeçarin, Z.T, i cili është dërguar në spitalin e Pukës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:15, në fshatin Dushk.

Njoftimi i policisë:
Me datë 17.08.2017 rreth orës 21:15 ka ardhur një telefonatë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë se në fshatin Dush, Njësia Administrative Luf – Qerret Pukë, ka një konflikt.

Menjëherë shërbimet e Policisë pas vlersimit të situatës dhe pas mberritjes në vendngjarje në orën 22:30, kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Alfred Tusha, 37 vjeç, ka goditur me mjete të forta dhe mjet prerës shtetasin Z. T. 27 vjeç.

Shtetasi Z. T. ndodhet ne Spitalin Pukë ku po merr mjekim dhe momentalisht është jashtë rreziku për jetën.

Nga shërbimet e Policisë në kohë rekord është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar Alfred Tusha.

Vazhdojnë vepirmet proceduriale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com