SHKODER- Dënimi me 5 vite e 10 muaj burg, është vendimi për 7 të pandehurit e skandalit të korrupsionit në Gjykatën dhe Prokurorinë e Pukës. Trupi gjykues me relator Asim Vokshin kanë vendosur të shpallin fajtor 2 avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi, respektivisht për moskallëzim krimi dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm, duke i dënuar me nga 1 vit e 6 muaj burg, po për shkak të gjykimit të shkurtuar ato janë dënuar me nga 1 vit burg.
Fajtor janë shpallur edhe sekretarja e Gjykatës së Pukës, Liljana Shkjau dhe kancelarja e Gjykatës së këtij rrethi Meliha Kuka për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe dënimin e tyre me nga 1 vit e 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre ju është zbritur 1/3 dhe janë dënuar përfundimisht me nga 1 vit e 2 muaj burg.
Trupi gjykues ka shpallur fajtor edhe Defrim Prencin për veprën penale të mashtrimit duke e dënuar me 1 vit burg si dhe ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për përjashtimin nga dënimit të të pandehurës Bardhe Pjetri duke e dënuar këtë të fundit me 1 vit burg, i cili i është zbritur për shkak të dënimit të shkurtuar në 8 muaj burg.
Gjatë seancës gjyqësore 6 nga të pandehurit edhe nëpërmjet avokatëve mbrojtës kanë mohuar të kenë konsumuar veprat penale për të cilët akuzohen nga prokuroria, ndërsa kanë kërkuar pafajësi nga gjykatësit.
Por gjatë konkluzioneve përfundimtare të Bardha Pjetrit përpara trupit gjykues, kjo e fundit ka deklaruar se i ka dhënë shumat e lekëve prej 5.5 mln lekësh kancelares dhe sekretares së Gjykatës së Pukës, të cilat më pas ua kanë dhënë Prokurorit të rrethit Pukë, Pëllumb Premçi dhe ish-kreut të gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi.
Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e 17 vite e 8 muaj burg për 6 nga të pandehurit e kësaj çështje, dhe përjashtimin nga dënimi i Bardha Pjetrit, e cila i kishte dorëzuar disa milionë lekë sekretares dhe kancelares për lirimin e të afërmve të saj nga burgu.
Në grupin e të pandehurve janë dhe prokurori i rrethit Pukë, Pëllumb Premçi dhe ish-kreu i Gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi, për të cilët akuza është korrupsion pasiv, por ende për këta shtetas nuk është arritur në kërkesën përfundimtare para gjykatës, ndërsa procesi ndaj tyre është i hapur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
avokatët, sekretaren e kancelaren">