Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka dhënë informacion mbi situatën në Spitalin e Pukës, pas dëmtimeve të reja të shkaktuara nga stuhia e mbrëmshme në çatinë e urës lidhëse mes Urgjencës dhe godinës së spitalit.

Pavarësisht ndërhyrjes së kryer gjatë ditës së djeshme për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë.

Sipas njoftimit, institucioni po ndjek nga afër situatën dhe ka marrë masat e nevojshme për riparimin e dëmeve.

Ndërkohë, Spitali Bashkiak i Pukës vijon punën normalisht, me të gjitha shërbimet shëndetësore që ofrohen pa ndërprerje. 


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Era e fortë rrëzon pemët në Shkodër, dëmtohet shkolla 9-vjeçare në Iballë dhe disa banesa! Ndërpritet energjia elektrike (VIDEO)