Pulat e ngordhura në bregdetin e Ranës së Hedhun, shpendët dërgohen për ekzaminim! U nxorën në breg nga dallgët e detit, autoritetet nisin hetimet për vendin ku u hodhën

Pulat e ngordhura në bregdetin e Ranës së Hedhun, shpendët dërgohen për ekzaminim! U nxorën në breg nga dallgët e detit, autoritetet nisin hetimet për vendin ku u hodhën

Pulat e ngordhura në bregdet

Pulat e gjetura të ngordhura në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, nuk janë groposur ende. Ata janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë. Analizat pritet të përcaktojnë shkakun e ngordhjes së këtyre shpendëve dhe përgjigjja pritet të dalë brenda dy ditëve.

Pas përfundimit të ekzaminimeve, shpendët e ngordhur do të asgjësohen në vendin e përcaktuar nga Bashkia Lezhë. Ndërkohë autoritet përgjegjëse në Lezhë kanë nisur gjurmimin për të gjetur vendin se ku janë hedhur pulat e ngordhura, që më pas janë nxjerr nga dallgët e detit në bregdet.

Shpendët e ngordhur u konstatuan pasditen e së shtunës në bregdetin e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Pas denoncimit të rastit në media, shpendët u hoqën nga Autoriteti i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve si dhe u dezinfektua e gjitha zona.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare, deri tani në Qarkun e Lezhës nuk është regjistruar asnjë rast me gripin e shpendëve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës