TIRANË - Teksa kanë shkëmbyer një sërë shkresash mes tyre dhe kanë bërë disa negociata, Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje me bashkinë e Tiranës e cila i ka kërkuar me doemos që Nano të lirojë ambientet e zëna të stadiumit “Selman Stërmasi”. Nisur nga kjo situatë Xhoana Nano ka hedhur në gjyq bashkinë e Tiranës, e cila rreth një javë më parë vendosi të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën që kompania "Joy Travel" kish lidhur me Ministrinë e Financave për të shfrytëzuar ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” për biznes. Padia është dorëzuar dje në Gjykatën Administrative ndërsa shorti ka përzgjedhur gjyqtare Bernina Kontin për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje administrative. Ende nuk është caktuar një datë se kur do të çelet seanca e parë gjyqësore.
Restorant “Pulëbardha”
Pak javë më parë Bashkia e Tiranës prishi kontratën mes Ministrisë së Financave dhe restorantit “Pulëbardha” që figuron me NIPT sekondar të kompanisë “Joy Travel” në pronësi të Xhoana Nanos, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, me argumentin se është ndryshuar qëllimi i shfrytëzimit të ambientit të stadiumit pronë e Bashkisë. Në këto kushte, sqaronte bashkia në vendimin e 23 tetorit, i lind e drejta të prishë kontratën. Bashkia argumenton se objekti në stadiumin “Selman Stërmasi” ka pasur një kontratë 20-vjeçare për përdorimin si restorant për udhëtarët, ndërkohë që nuk shfrytëzohet më për këtë qëllim. Vendimi i bashkisë i është drejtuar administratores së “Joy Travel” dhe për dijeni dhe administratorit të klubit Tirana, Refik Halili.
Rikonstruksioni i stadiumit
Stadiumi “Selman Stërmasi” i është nënshtruar rikonstruksionit prej disa muajsh dhe se është një investim që po bëhet nga bashkia dhe federata. Në vazhdën e këtij rikonstruksioni, bashkia u ka kërkuar të gjithë bizneseve që të lirojnë ambientet e zëna, pasi ato tashmë do vihen në shërbim të sportistëve dhe administratës së këtij stadiumi. Nisur nga kjo situata, bashkia paralajmëroi se nëse këto biznese nuk iknin vullnetarisht atëherë bashkia do ndërhynte forcërisht, duke i prishur ato.
Teksa kanë shkëmbyer një sërë shkresash mes tyre dhe kanë bërë disa negociata, Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje me bashkinë e Tiranës e cila i ka kërkuar me doemos që Nano të lirojë ambientet e zëna të stadiumit “Selman Stërmasi”. Nisur nga kjo situatë Xhoana Nano ka hedhur në gjyq bashkinë e Tiranës, e cila rreth një javë më parë vendosi të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën që kompania "Joy Travel" kish lidhur me Ministrinë e Financave për të shfrytëzuar ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” për biznes. Padia është dorëzuar dje në Gjykatën Administrative ndërsa shorti ka përzgjedhur gjyqtare Bernina Kontin për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje administrative. Ende nuk është caktuar një datë se kur do të çelet seanca e parë gjyqësore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

hedh në gjyq Bashkinë e Tiranës">