Puna me grep, tradita
kthehet në modë
Punimet artizanale me dorë janë profesioni më i vjetër i grave dhe vajzave shqiptare, të cilat edhe në ditën e sotme e ruajnë këtë traditë të bukur që është trashëguar brez pas brezi.
Punimet artizanale me dorë janë profesioni më i vjetër i grave dhe vajzave shqiptare, të cilat edhe në ditën e sotme e ruajnë këtë traditë të bukur që është trashëguar brez pas brezi.
Puna me grep është ndër punimet artizanale që simbolizon çdo krahinë shqiptare. Në çdo familje pothuajse ka një punim me grep.
Ky produkt është ndër më të preferuara jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga të huajt. Ende sot e kësaj dite Florinda Muça, artizania e cila jo vetëm e ka ruajtur traditën e punimeve me dorë por ka krijuar një grup me gratë e zonës së bregut të lumit, të cilat mbidhen të gjitha së bashku dhe punojnë jo vetëm për shtëpinë e tyre, por edhe për klientët duke siguruar kështu disa të ardhura nëpërmjet kësaj pune.
Ato përveç porosive për tregun e brendshëm marrin edhe porosi nga tregu i jashtëm, për Francën, Italinë dhe Maqedoninë.
Punimet artizanale sipas Florida Muçës duan një kohë të caktuar për t`u bërë pasi dhe puna e tyre nuk është e lehtë.
Çmimet e punimeve artizanale nuk janë të lira, sipas saj, pasi varet nga materiali që përdoret por edhe nga vështirësia e punës. “Të huajt vijnë i bëjnë porositë në Shqipëri pasi atyre u duken çmimet tona më të lira”, thotë Florinda.
Në punimet artizanale me grep futen artikujt si: perdet, kuvertat, mbulesat e tavolinës, çentro etj. Por sipas Florindës kërkesa është e madhe edhe për fustanet e nusërisë nga vajzat e reja. “Tendenca e klientëve është që të ndërthurin punën me grep në copat e tyre, e për këtë unë jam lidhur edhe me një stiliste”, thotë artizania.
Punimet artizanale kanë tërhequr vëmendjen e publikut sidomos kohët e fundit sepse edhe organizimi i shumë panaireve për to ka bërë që të vizitohen dhe të njihet e të mos harrohet ky profesion i vjetër i traditës sonë shqiptare.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
60.8%
-
Jo
31.5%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 352
Lajme të tjera
-
Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot
4 Maj, 07:11
-
Këto janë ditë që sjellin besim në dashuri... horoskopi për sot
4 Maj, 07:02
-
Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë
4 Maj, 00:25
-
SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar
3 Maj, 22:49
-
Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
3 Maj, 22:34
-
Si përfitojnë kompanitë me dy bilance? Ekspertët e ekonomisë japin alarmin: Pensionet të ulta sepse vidhet nga informaliteti
3 Maj, 22:31
-
VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve
3 Maj, 22:18
-
Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar
3 Maj, 21:58
-
Macron paralajmëroi për trupa franceze në Ukrainë/ Tajani: Nuk jemi në luftë me Rusinë
3 Maj, 21:51
-
‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë
3 Maj, 21:44
-
E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit
3 Maj, 21:35
-
‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për jetën e shfrenuar të diktatorit të Koresë së Veriut
3 Maj, 21:16