‘Puna na u kthye në lumturi!’ Matija, presidenti i Vllaznisë së vajzave: Real Madridi do e ketë të vështirë, presim mijëra tifozë

Një javë më parë Vllaznia e futbollit të vajzave arriti të shkruajë historinë e skuadrave shqiptare pasi asnjë ekip nuk ishte kualifikuar më herët në grupet e Champions League. Mirëpo në këtë fazë vajzave shkodrane u kanë rënë në short skuadrat më me emër të Europës, por pavarësisht kësaj presidenti Lazer Matija për ‘Report TV’ thotë se është shumë i lumtur që ekipi shkoi deri në këtë fazë.

“Në Shkodër prej vitesh këndohet himni i Championsit në eliminatore, por këtë herë do jetë edhe në grupe. Diçka e rrallë në futbollin shqiptar. Është një kënaqësi e madhe për punën e bërë ndër vite. Patëm fatin dhe në fund buzëqeshim,”-u shpreh Matija.

Goglat përcaktuan që Vllaznia të binte në një grup me Real Madrid, Chelsea dhe Paris SG.

“Janë ekipe mjaft të organizuara edhe tek vajzat. Ka investim dhe kapital mjaft të madh tek këto ekipe. Duket sikur është bezdi përrplasja me ta, por nuk është kështu. Në këto nivele nuk ka ekipe të dobta. Objektivin është vështirë ta vendosësh, pasi ndryshon puna me kohën kur luftonim të futeshim në grupe. Objektivat tani do jenë më të matura. Minimale do jetë të japim maksimumin, të tregojmë nivelin tonë. E dimë që është shumë e vështirë dhe do i marrim ndeshjet një nga një. Mendoj se kemi diçka për të dhënë edhe në grupe,”-u shpreh Matija.

Ndeshja e parë e Champions League për Vllazninë në fazën e grupeve do jetë kundër Real Madrid në ‘Loro Boriçi’ më 20 tetor.

“Në Shkodër ka traditë në futbollin e vajzave. Ka tifozë të shumtë dhe presim një numër të konsiderueshëm në stadium. Një interesim të jashtëzakonshëm. Ne do përgatisim atë ndeshje në nivelin më të mirë. Lujmë me ekipet më të mira të Europës. Në letër ka shumë diferenca me ekipin e Realit, por mendoj se në fushë do jetë ndryshe. Ky ekip objektivat i ka arritur sepse nuk ka presion as nga klubi as nga tifozët,”-përfundoi ai.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)