Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për vizat.
Këtë e bën të ditur ministria me anë të një njoftimi në Twitter.
Në njoftimin me hashtag #,mondaymotivation, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane prezanton dy punonjës të saj, Jan Freigang dhe Feride Özdemi, të cilët do të merren në Berlin me vizat për punëtorët e kualifikuar.
Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar.
"Ne do të kujdesemi këtu që të përshpejtojmë procedurën për ata kandidatë për të cilët ka nevojë më shumë ekonomia gjermane," – thotë Jan Freigang në twitter. Feride Oezdemir shton se" kërkesa për vizë bëhet në ambasada dhe kërkesa më pas kalohet në Berlin".
Ligji i ri i migracionit për të kualifikuarit u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020.
Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani.
Përveç dëshmisë së profesionit ata duhet të kenë edhe njohuri elementare të gjuhës gjermane.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kaos a bashkëpunim? Dilema e Ballkanit Perëndimor
20 Tetor, 17:22
-
Samiti i Berlinit/ Kosova heq vizat për Bosnjë-Hercegovinën nga 1 janari 2025! Kurti i kërkon Scholz dhe Von der Leyen statusin e vendit kandidat për në BE: Ka ardhur koha
14 Tetor, 14:04
-
Procesi i Berlinit: Dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së
14 Tetor, 10:51
-
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të! Çfarë është arritur ndër vite dhe çfarë pritet nga takimi i 14 tetorit?
14 Tetor, 08:01
-
Samiti 'Procesi i Berlinit'/ Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë 2 marrëveshje për tregtinë e lirë dhe arsimin e lartë! Kancelari Scholz: E ardhmja është në Europë
14 Tetor, 07:25
-
10-vjet Procesi i Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër
13 Tetor, 21:28
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
Përshpejtimi i procesit të integrimit në BE, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Berlin
2 Tetor, 15:00
-
Rrjeti X, ndryshime në programin e Inteligjencës Artificiale pas shqetësimeve për dezinformata për zgjedhjet
27 Gusht, 22:31
-
Meteoriti që ra në afërsi të Berlinit është 4.5 miliardë vjeçar
3 Gusht, 19:04
-
Finalja e Euro 2024, si u shmang sulmi terrorist në Berlin
20 Korrik, 12:32
-
Berlini përgatitet për një presidencë të mundshme të Trumpit
18 Korrik, 08:57