TIRANË - Punonjësit e një Call Center në Tiranë kanë kallëzuar në polici administratorin e qendrës telefonike, pasi i kishte punësuar pa kontrata dhe pa sigurime, ndërkohë që prej dy muajsh nuk u kishte dhënë rrogat. Policia e kryeqytetit nisi procedimin në gjendje të lirë ndaj administratorit 26-vjeçar me inicialet F.B, banues në Tiranës.
 
Call Center ndodhet në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë, një biznes i përhapur masivisht në Shqipëri ku punësohen përgjithësisht të rinjtë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)