Punësim i detyruar për studentët e mjekësisë, Lapaj në Report Tv: Kundër pengmarrjes! Si do e mbajnë sistemin shëndetësorë këta, me mjekë që mësojnë dorën dhe ikin?

Frenimi i studentëve të Mjekësisë me anë të një nisme ligjore për të punuar për 5 vite me detyrim në Shqipëri ka ndezur mjaft debate. Por sipas juristit dhe aktivistit të njohur, Adriatik Lapaj, ata që janë pro kësaj nisme, nuk janë duke e parë problemin në themel. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Lapaj shprehet kundër këtij vendimi, sepse pengmarrja nuk është zgjidhje.

Ai madje shton se kjo e shton problemin me mjekët në Shqipëri, pasi edhe nëse kjo nismë ligjore vihet në praktikë, mjekësia do u ngelët në dorë studentëve që janë duke mësuar ende profesionin në Shqipëri, për të shkuar “gati” në Shqipëri.

“E bën shteti për çdo universitet rimbursimin. Problemi është se duke qenë se këtu është keq qeverisur dhe kanë ngelur pa mjekë, po e bëjnë për mjekët. Po të ishte keq për juristë, do bëhej për juristët apo për mungesat e tjera.
Unë nuk jam për pengmarrje, si do i mbajmë spitalet ne? Me të rinjtë që mësojnë këtu dorën dhe ikin të specializuar në Gjermani? Si do e mbajnë sistemin shëndetësor këta, me mjekë që mësojnë dorën? Nëse duan të marrin masa, këto s’janë zgjidhje, janë zgjidhje komuniste. Të jenë në nivel sistemi.

Studentët e Mjekësisë, unë jam dakord që ta begatojmë vendin tonë, të rrisim nivelin e vendit tonë, por s’është kjo rruga, s’është pengmarrja. Nxënësit e gjimnazit do ikin që në maturë jashtë dhe do të mbeten njerëz që nuk kanë nivel.

Nga vendi ynë po na përzënë, po na degdisin, nuk ikin njerëzit nga shtëpia me dëshirë.”- thotë Lapaj.

Mjekja Aurora Dollenberg e cila e ushtron profesionin e saj në Gjermani thotë se qeveria e ka të domosdoshme të marrë masa dhe deri diku është e drejtë sepse është në interesin kombëtar.

“E kuptoj frustrimin. Patjetër që duhet gjetur zgjidhje që janë në kompromis me këto shtresa të prekura. Bëhet fjalë për 2 mijë studentë që rregullat e lojës po ndryshohen gjatë procesit. Nga ana juridike që ky ligj të ishte i vlefshëm vetëm për brezin e ri. Për mendimin tim është e drejtë që është në interes kombëtar. Duke qenë se ne kemi mungesë mjekësh është e domosdoshme të marrë masa. Nuk është i drejtë imponimi i masave që janë jo realiste.”-tha Aurora Dollenberg, mjeke në Gjermani.

Një koment e pati edhe ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i cili gjithashtu i kundërshtoi këto masa.

“Nuk largohet me këto lloj masash. Së pari një arsye është se ne nxjerrim një numër të vogël kuotash. Është e domosdoshme që të hapet edhe një Fakultet Mjekësie.”- thotë Shehu.

Qeveria ka ndërmarrë një nismë ligjore me të cilën thotë se ka qëllim plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi si dhe në sigurimin e ofrimit te shërbimit shëndetësor për periudhat ne vijim. Sipas pr/ligjit studentëve aplikantë në Mjekësi, por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë gjithë studimit gjithashtu do të kenë dhe disa përfitime të tjera sociale.

Klikoni këtu për të mësuar: Çfarë parashikon pr/ligji dhe tre skenaret. Nga ai më pesimisti tek realisti dhe më optimisti nëse ky pr/ligj miratoh

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mos protesto, ik.: 06/07/2023 23:04

    Në atë vend do iki dhe fëmija në djep e ka kuptu që s'ka të ardhme.

    Përgjigju
  • Jo vetëm: 06/07/2023 22:44

    Jo vetëm që e keni vjedhur e dhunuar këtë popull por edhe kur ai tenton t'ju ikë filluat nga pengmarrja. Ky ligj do ju kthehet në bumerang në çdo nivel, ikja do shumëfishohet, ndarja e madhe filloi ku një popull i dhunuar ikën, dhe pengmarrësit humbin qetësinë

    Përgjigju
  • Lere te shkoj: 06/07/2023 22:27

    Lerini te ikin sic kan ik te gjithe dhe i zevendezoni me Srilanka ose Zimbaba se vetem kete dini te beni si shtet keto 30 vjet….Te shpopulloni vendin vetem qe ju te vidhni rehat.

    Përgjigju
    • 33 vjet dhunë: 06/07/2023 23:17

      Shqipërinë e morri hajduti krimineli e pengmarrësi, shqiptarë mos rrini po ikni shqiptarë. Ka ardh dita me marr rrugën për kurbet, Shif hajdutin që të shpori si të pret, E kur ti s'vjen, durimi i soset e qetësia shkon, Dhuna plas e pengmarrje të reja planifikon

  • soni: 06/07/2023 21:12

    na stafi aprovimi o jeni ok ju...vriq enveri ajo pyes un

    Përgjigju
  • sonivlore: 06/07/2023 21:11

    prov

    Përgjigju
  • Ledi: 06/07/2023 20:17

    O koke e madhe e shoqerise njerezire.Po jep ate mendimin e kristalte qe gjithmon shpreh si do e oerballoj shendetsua shqiptare me mungesen is mjekeve.Cfar taksirati kam une dhe miliona te tjere te paguajme me taksat tona studentet e mjeksise dhe kujdo dege dhe te ika n ku te deshirojne dhe ne te rrime e presim ne lulushten e spitalit?Paguaji ti dhe OJQ studimet e tyre dhe mbaroj filmi.Je njeri qe del kundra per cdo gje per te treguar qe je me i dituri

    Përgjigju
    • Greta: 07/07/2023 09:53

      Ky me kete mbiemer Llapaj eshte nje llapaqen katundar qe ben kritizerin dhe te zgjuarin per cdo gje. Don te hyje ne politike e te behet dikushi edhe ky provincial. Studentet e mjekesise te cilet financohet se paku 6 vjet nga taksat tona dhe nese pas studimeve ju ofrohet vend pune si mjek, duhet detyrimisht te punojne 5 vjet minimalisht per t shlyer nje pjese te investimit te pakten. Nese nuk duan te kthejne leket tona. Kane alternativa te tjera, te studiojne mjekesi ne universitete private brenda vendit ose jashte dhe nuk kane asnje detyrim ndaj ketij vendi

  • Lala: 06/07/2023 20:09

    Sic e the DHE ti.sa TI marrin doren esht problemi.masanej do mesojn lekun te xhepi.punen e dyten ne Kliniken private.edhe U lezeton Pa merak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit