Punësimi i mësuesve, procedurat e reja ja kushtet e dokumentet

Punësimi i mësuesve, procedurat e reja ja kushtet e dokumentet

Ministria e arsimit ka nxjerrë një udhëzim të ri qërregullon procedurat e pranimit, të emërimit në një vend të lirë pune dhe të lëvizjes paralele të mësuesit në arsimin parauniversitar. Ky udhëzim është botuar dje në Fletoren Zyrtare.

Nëpërmjet këtij udhëzimi sqarohet që në fillim se rol thelbësor në emërimet e reja luan portal “Mësues për Shqipërinë”. Pra shpallja e vendeve të lira të punës, konkurrimi, renditja e kandidatëve për mësues, si dhe pranimi në një vend të lirë pune realizohen nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”. Nëpërmjet kësaj procedura të re sipas Ministrisë së Arsimit: “Procedurat udhëhiqen nga parimet eligjshmërisë e të përgjegjshmërisë, si dhe nga vlerat e profesionalizmit, transparencës, meritës, të drejtës për zgjedhjen e institucionit arsimor, barazisë dhe interesit më të lartë të nxënësve.”Sipas udhëzimit Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (në vazhdim “DPAP”) është përgjegjëse për procedurat e konkurrimit dhe të pranimit të mësuesit në një vend të lirë pune në sistemin arsimor parauniversitar, ndërsa drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar (në vazhdim “DRAP”) organizojnë procedurat sipas këtij udhëzimi. DPAP, bazuar në të dhënat e dërguara nga DRAP, nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”, shpall vendet e lira të punës për lëvizjet paralele jo më vonë se një ditë parafillimit të vitit mësimor dhe gjatë vitit menjëherë nga njoftimi për vendin e lirë të punës.

SI SHPALLEN VENDET E LIRA

Vendet e lira të punës shpallen pasi është bërë plotësimi i kërkesave për lëvizje paralele dhe sistemimi i mësuesve që mbeten pa ngarkesë mësimore në zyrat vendore të arsimit parauniversitar (në vazhdim ZVAP) deri në 1 (një) ditë para fillimit të vitit mësimor.DRAP ka detyrimin të raportojë në DPAP lëvizjet paralele dhe vendet e lira të punës 1 (një) ditë përpara fillimit të vitit mësimor. DRAP ka detyrimin të konfirmojë menjëherë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, përgjatë vitit mësimor, vendet e lira të punës për çdo institucion arsimor parauniversitar të varësisë, si dhe listën e punësimeve të kryera në muajin paraardhës, brenda 5 (pesë) ditëve të para të çdo muaji.DRAP dhe institucionet e varësisë kanë detyrimin të bëjnë publike vendet e lira të punës, në portalin “Mësues për Shqipërinë”, në faqen zyrtare të tyre dhe në stendat e informimit publik. DRAP dhe institucionet e varësisë kanë detyrimin të bëjnë publike menjëherë punësimet për çdo institucion arsimor në portalin “Mësues për Shqipërinë”, në faqen zyrtare të tyre dhe në stendat e informimit publik.

SI BEHET KONKURRIMI

Në udhëzimin e MASR theksohet se “Kandidatët e interesuar për të ushtruar profesionin e mësuesit duhet të regjistrohen online në portalin “Mësues për Shqipërinë” sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.” Konkurrimi zhvillohet në dy faza: a) vlerësim me dosje; b) testim i informatizuar. Në fazën e parë, kandidati i interesuar për të ushtruar profesionin e mësuesit dërgon në DRAP, ku kandidati ka qendrën e banimit, dosjen e aplikimit për konkurrim. Dosja e aplikimit dërgohet me postë sipas afateve të përcaktuara nga DRAP. Kandidati duhet të plotësojë listën e dokumenteve që duhet të përmbajë dosja e aplikimit, pasi në rast se ka mangësi ai përjashtohet nga të gjitha fazat e konkurrimit.

Kandidatët kanë të drejtë të konkurrojnë deri në tri ZVAP.

Kandidati, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin e fundit dhe dëshiron të konkurrojë, duhet të dërgojë me postë në DRAP, ku kandidati ka qendrën e banimit, kërkesën për konkurrim sipas shtojcës 4, në të kundërt përjashtohet nga portali. Kandidatit, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin 2018 dhe dëshiron të ruajë pikët e dosjes, do t’i konvertohen pikët sipas shtojcës 2 të këtij udhëzimi nga DRAP, pas transferimit të dosjes nga ZVAP, sipas kërkesës së DRAP. Kandidati paraqet kërkesën për konkurrim sipas shtojcës 4 në DRAP, në të kundërt përjashtohet nga portali. Kandidatit, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin 2018 dhe dëshiron të ruajë pikët e testimit të informatizuar, dërgon kërkesën në DPAP sipas shtojcës 4, në të kundërt përjashtohet nga portali. DPAP merr nga QSHA rezultatet zyrtare të kandidatit dhe i pasqyron në “Portalin Mësues për Shqipërinë”.

Në fazën e dytë, “Testim i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që janë regjistruar online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe kanë kaluar me sukses fazën e parë “Vlerësim me dosje”. Aplikimi për pjesëmarrje në testim, mënyra e testimit dhe vlerësimi përcaktohen në udhëzimin përkatës të MASR-së. Për të marrë pjesë në testimin einformatizuar, kandidati duhet të pajiset me formularin e lëshuar nga Komisioni i Vlerësimit të Dosjeve të DRAP-së. Rezultatet e vlerësimit të dosjes dhe të testimit të informatizuar për çdo kandidat bëhen transparente nëpërmjet faqes elektronike zyrtare të çdo DRAP/ZVAP-je dhe në portalin “Mësues për Shqipërinë”.Administrimi i listës së kandidatëve bëhet nga DRAP dhe ZVAP sipas renditjes dhe profileve të shpallura në portal nga DPAP.

( Kliko këtu ) projekt-ligji i plotë i qeverisë

KONKURRIMI

1. Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

a) vlerësim me dosje;

b) testim i informatizuar.

2. Në fazën e parë, kandidati i interesuar për të ushtruar profesionin e mësuesit dërgon në DRAP, ku kandidati ka qendrën e banimit, dosjen e aplikimit për konkurrim.

3. Dosja e aplikimit dërgohet me postë sipas afateve të përcaktuara nga DRAP.

4. Lista e dokumenteve që duhet të përmbajë dosja e aplikimit, është sipas shtojcës 1,bashkëlidhur këtij udhëzimi dhe pjesë përbërëse e tij.

5. Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme sipas shtojcës 1, përjashtohet nga të gjitha fazat e konkurrimit.

6. Kandidatët kanë të drejtë të konkurrojnë deri në tri ZVAP.

7. Kandidati, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin e fundit dhe dëshiron të konkurrojë, duhet të dërgojë me postë në DRAP, ku kandidati ka qendrën e banimit, kërkesën për konkurrim sipas shtojcës 4, në të kundërt përjashtohet nga portali.

8. Kandidatit, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin 2018 dhe dëshiron të ruajë pikët e dosjes, do t’i konvertohen pikët sipas shtojcës 2 të këtij udhëzimi nga DRAP, pas transferimit të dosjes nga ZVAP, sipas kërkesës së DRAP. Kandidati paraqet kërkesën për konkurrim sipas shtojcës 4 në DRAP, në të kundërt përjashtohet nga portali.

9. Kandidatit, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin 2018 dhe dëshiron të ruajë pikët e testimit të informatizuar, dërgon kërkesën në DPAP sipas shtojcës 4, në të kundërt përjashtohet nga portali. DPAP merr nga QSHA rezultatet zyrtare të kandidatit dhe i pasqyron në “Portalin Mësues për Shqipërinë”.

10. Në fazën e dytë, “Testim i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që janë regjistruar online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe kanë kaluar me sukses fazën e parë “Vlerësim me dosje”.

11. Aplikimi për pjesëmarrje në testim, mënyra e testimit dhe vlerësimi përcaktohen në udhëzimin përkatës të MASR-së.

12. Për të marrë pjesë në testimin einformatizuar, kandidati duhet të pajiset me formularin e lëshuar nga Komisioni i Vlerësimit të Dosjeve të DRAP-së, sipas shtojcës 3 të këtij udhëzimi, pranë ZVAP sipas vendbanimit.

13. Rezultatet e vlerësimit të dosjes dhe të testimit të informatizuar për çdo kandidat bëhen transparente nëpërmjet faqes elektronike zyrtare të çdo DRAP/ZVAP-je dhe në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

14. Administrimi i listës së kandidatëve bëhet nga DRAP dhe ZVAP sipas renditjes dhe profileve të shpallura në portal nga DPAP.

DOKUMENTET QE DUHEN

1. Jetëshkrimi.

2. Kërkesë për konkurrimin në portalin “Mësues për Shqipërinë”, sipas shtojcës 4 të këtij udhëzimi (i detyrueshëm).

3. Raport mjekoligjor (i tre muajve të fundit dhe i detyrueshëm).

4. Deklaratë për gjendjen gjyqësore, sipas shtojcës 5 të këtij udhëzimi (i detyrueshëm).

5. Vërtetim i qendrës së banimit (I detyrueshëm).

6. Kopje e librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka).

7. Kopje e njësuar me origjinalin e diplomës/ave, vërtetimit/listës së notave të studimeve të larta (cikli i parë, cikli i dytë dhe diplomat e integruara të nivelit të dytë) ose të barasvlershme me këto sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi (i detyrueshëm).

8. Kopje e njësuar me origjinalin e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, për të gjithë kandidatët që kanë detyrim ligjor ta kryejnë këtë provim sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi (i detyrueshëm).

9. Kopje e njësuar me origjinalin e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues I kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër” (nëse ka).

10. Kopje e njësuar me origjinalin e certifikatave me kredite të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikatat me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MASR-ja, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara nga MASR-ja.

11. Kopje e njësuar me origjinalin e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja.

12. Deklaratë nga kandidati për autorizimin e DRAP-së që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja