Punësohen 25 mjekë në Tiranë, Manastirliu: Mbështetje për personelin shëndetësor

Punësohen 25 mjekë në Tiranë, Manastirliu: Mbështetje për personelin shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në takimin me ekipin e ri të mjekëve

Tiranë - Pas një konkursi transparent, ku aplikantët kandiduan me dosje pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u përzgjodhën 25 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë që do të punësohen në Qendrat Shëndetësore dhe Poliklinikat e Specialiteteve të Tiranës. Ministrja Manastirliu priti në një takim ekipin e ri të mjekëve të familjes dhe specialistë.

Doja t’ju uroja personalisht punë të mbarë pasi jeni mjekë të rinj që jeni përzgjedhur për të qenë pjesë e sistemit tonë shëndetësor mbi bazë merite, me një konkurs transparent në të gjitha fazat e tij.

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

19 mjekë familje dhe 6 mjekë specialistë nga sot lidhin kontratat për t’u punësuar në qendrat shëndetësore dhe poliklinikat e specialiteteve në Tiranë, duke ju shtuar ekipit të ri të 153 mjekëve që u punësuan në sektorin publik vetëm gjatë 2018.

Ne do të vijojmë mbështetjen për mjekët me politikën e rritjes së pagave dhe incentivave financiare dhe me përmirësimin e kushteve të punës.

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Konkursi për përzgjedhjen e mjekëve në shërbimin parësor do të vijojë pas Tiranës, edhe me qarqet e tjera të vendit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se do të përsoset më tej mënyra e testimit, duke krijuar një platformë të ngjashme me “Infermierë për Shqipërinë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump