Punësohen 324 infermierë në dy muajt e parë të këtij viti, Ministrja e Shëndetësisë: Pas mjekëve specialistë, do të vijojmë rritjen e targetuar të pagave për personelin shëndetësor

Pas rritjes me 50 mijë lekë për mjekët specialistë, rritja e pagave të targetuara do të vijojë. Këtë e bëri me dije ministrja Ogerta Manastirliu duke thënë se do të ketë sërish rritje pagash për kategoritë e tjera në shëndetësi.

"Ne nga pikënisja rritëm me 63% pagat për gjithë personelin tonë shëndetësor edhe këtë vit do të ketë rrijte page me 7% për personelin infiermeror dhe për mjekët e familjes. Lajmi i madh që u dha në Kongresin e Shëndetësisë ishte se për mjekë specialistë do të kemi një rritje page të targetuar këtë vit, por duke filluar nga viti tjetër e në vazhdim ne do të vijojmë që të kemi rritje të targetuara edhe për kategoritë e tjera në Shëndetësi",- tha Manastirliu.

Duke folur për lëvizje e profesionistëve të Shëndetësisë Ministrja Manastirliu tha: "Po adresojmë sfidën e mobilitetit të lëvizjes së profesionistëve, që është një sfidë e cila nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por ka prekur rajonin dhe Europën. Përmiresimi i kushteve të punës, investimet në vazhdim dhe incetivimi nëpërmjet rritjes së pagave janë tre kolonat kyçe që ne jemi duke adresuar këto sfida që po përballet jo vetëm Shqipëria".

Portali “Infermierë për Shqipërinë” tashmë është kthyer në një instrument i cili promovon punësimin në bazë meritokracie dhe transparence duke i mundësuar sistemit shëndetësor të rekrutojë më të mirët. Mbi  5 mijë infermierë janë punësuar me portal nga janari 2018 që kur nisi aplikimin ky instrumet. Vetëm gjatë procesit të fundit kanë aplikuar 2,030 teknikë të shkencave mjekësore. Për periudhën janar-shkurt 2023 janë punësuar 324 teknikë të shkencave mjekësore në strukturat shëndetësore publike.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme