Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, priti 54 mjekët e rinj që do të punësohen, duke filluar nga sot, në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin.
“Ju siguroj se kushtet e punës që do të gjeni sot në qendrat shëndetësore janë shumë më të përmirësuara dhe më vjen mirë që ndër ju, shumë kanë zgjedhur të punojnë në qendra shëndetësore të largëta”, tha Manastirliu.
54 mjekët e rinj të familjes janë fitues nga konkursi i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, për mjekë të përgjithshëm në kujdesin shëndetësor parësor.
Nga Kukësi në Sarandë, mjekët e rinj që punësohen sot, plotësojnë një pjesë të mirë të nevojave edhe në qendra shëndetësore të zonave të thella, si, qendra shëndetësore Grykë Caje në Kukës, Fushë-Cidhe në Dibër, Zharrëz në Fier, Pishaj në Gramsh, Poliçan në Skrapar, e në shumë struktura të tjera të parësorit, për të shërbyer afër komunitetit, aty ku janë nevojat.
Ministrja Manastirliu garantoi se mjekët do të mbështeten edhe me rritjen e pagave.
“Duke filluar nga muaji Prill, nis rritja e re e pagave 7% për të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, tha Manastirliu.
103 mjekë aplikuan pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe po vijon procesi i punësimit edhe me mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë.
Sa i takon spitaleve, brenda muajit Shkurt përfundojnë specializimet 300 mjekët e parë specialistë (pas një bllokimi 4 vjeçar), të cilët do t’i shtohen shërbimit spitalor në të gjithë vendin.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.9%
-
Pak
18.4%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Celulë më celulë’/ Rama nga Njësia 4 njofton lajmin për fondin ekstra: Do marrin shtëpi dhe ata që kanë bërë aplikimin e gabuar nga tërmeti, nuk do t’i lëmë në rrugë (VIDEO)
19 Mars, 22:45
-
Sondazhi Kombëtar i Studentëve 2025, Manastirliu: Zëri i tyre, themelor për zhvillimin e arsimit të lartë
19 Mars, 13:54
-
Në shtator, gati teksti për nivelin e tretë të gjuhës shqipe në diasporë
18 Mars, 12:29
-
‘Celulë më celulë’/ Rama shkon me pica tek zyrat e Njësisë 1 në Tiranë: Kryeministri nuk i shmang batutat: Ervinit mos i jepni se është shëndoshur (VIDEO)
17 Mars, 22:28
-
Manastirliu në takimin me kandidatët e Tiranës: Me kombinimin e eksperiencës dhe të rinjve do arrijmë objektivat tona ambiciozë
17 Mars, 09:04
-
100 vite çiklizëm shqiptar, ekspozitë me foto të kampionëve! Ministrja: Jubileu i çiklizmit vjen me “Giro d’Italia” në Shqipëri
14 Mars, 15:16
-
Përballja mes kandidateve të PS-së dhe PD-së në Tiranë/ Rama i beson 8 grave në listën e mbyllur, Berisha fut në ‘patronazh’ Vokshin dhe Topallin, dy të tjerat ja jep aleatëve
12 Mars, 23:25
-
Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale
12 Mars, 13:14
-
Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Në garë mbi 11 mijë nxënës nga 700 shkolla në të gjithë vendin
11 Mars, 11:00
-
Shkolla 9-vjeçare 'Angela Merkel' në Kamëz gati në shtator, Rama: Kjo godinë nuk gjendet as mes Parisit, Kamza është befasia e gjithë rilindjes
10 Mars, 15:22
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, ndalimi nis pas 1 jave! Rama: Do vendosim filtra për sigurinë e fëmijëve, kompania së shpejti në Shqipëri me planin e masave (VIDEO)
6 Mars, 12:31
-
Rindërtimi i shkollës ‘Pjetër Budi’, Rama inspekton punimet: Revolucion në standarde! Transformohet edhe Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
5 Mars, 12:31