TIRANE - Mos plotësimi i kushteve teknike nga firma ku janë të punësuar ka bërë, që 70 punonjës të mbledhjes së lëndëve plastike në zonën e Sharrës të hidhen në protestë. Para kameras së A1 Report ata shprehin shqetësim për pagesat e ulëta dhe mungesën e paisjeve mbrojtëse.

“Këto na përdorin si skllav me tre mijë lekë në ditë normën. Të punoj për tre mijë lekë në ditë tek plehrat e Sharrës gjithë ditën dhe të shkoj gjithë baltë në shtëpi është turp i madh. Ne dalim për copën e bukës këta luftojnë për Euro. Ne po kërkojmë të na ngrejnë pak cmimin, sa na takon.” - thotë njëra prej punëtoreve.

Punëtorët kishin bërë një listë në të cilën kërkonin gjëra minimale për kushtet e punës si rritja e pagës, pajisja me mjete pune mbrojtëse dhe sigurimin e punëtorëve.

Në rast se mungon reagimi, punëtorët kërcënojnë se do të hyjnë me forcë në zonën e seleksionimit të lëndëve plastike për t'i mbledhur ato dhe më pas për t'ia shitur një firme tjetër.


(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)