Punime në rrugë/ Trafik i rënduar në Fushë-Krujë, 5 kilometër radhë makinash (VIDEO)

Ka filluar rehabilitimi i lumit Zeze i cili përshkon skajin jugor të qytetit të Fushë-Krujës. Punimet kanë mbërritur deri tek ura e lumit Zeze e cila është shembur. Si pasojë e kësaj në autostradë janë krijuar problem të mëdha me trafikun, pasi Fushë-Kruja nuk ka një unazë për devijimin e trafikut.

Rehabilitimi i lumit vjen si pasojë e përmbytjeve të shpeshta që ky lumë i ka shkaktuar qytetit të Fushë-Krujës dhe zonave përreth.

Të gjitha makinat që lëvizin nga Kruja e Fushë-Kruja për në drejtim të Tiranës, jugut apo veriut duhet të futen në autostradë në afërsi të fshatit Luz  ku dhe aty duhet ndërprerë autostrada për të dalë në korsinë e djathtë që shkon në drejtim të Tiranës, Durrësit apo aeroportit të Rinasit. Për pasojë në autostradën Fushë-Krujë- Milot dhe -Fushë- Krujë-Rinas-Vorë ka sjellë një trafik të rënduar dhe radha e automjeteve në të dy krahët e kësaj autostrade shkon në mbi 5 kilometra.

Për fillimin e punimeve është zgjedhur një kohë aspak e përshtatshme pasi  tani siç dihet është piku i sezonit turistik dhe rrjedhimisht fluksi i emigranteve që kthehen në atdhe për pushime është maksimal.

Duhet theksuar se rikonstruksioni i autostradës Fushë-Krujë-Thumanë, u bë 2 vjet më parë por nuk u planifikuan as mbikalime e as nën kalime për automjete apo për këmbësorë ndërsa pasojat vihen re sot. /Përgatiti: Julian Shota

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Mbreti Charles III në panairin e komunitetit në Britani, i mahnitur nga veshjet kombëtare shqiptare

FOTO/ Mbreti Charles III në panairin e komunitetit në Britani, i mahnitur nga veshjet kombëtare shqiptare