Punimet për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë që prej pakë kohësh kanë nisur të kryhen në autostradën Tiranë-Durrës ka sjellë sërisht sot bllokimin e njërit kah të autostradës, në drejtimin Vorë –Tiranë. Sipas një njoftimi për shtyp të Policisë së Shtetit, e cila u kërkon ndjesë të gjithë drejtuesve të mjeteve për bllokimin e autostradës, njofton se aksi nga QTU-ja në drejtim të sheshit “Shqiponja” do të qëndrojë i bllokuar.  Ndërkohë në njoftim nuk thuhes se për sa kohë do të vijojnë punimet në këtë pjesë dhe se sa kohë kjo pjesë e autostradës do të qëndrojë e mbyllur.


Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
 “Sot, duke marrë shkas nga punimet, të cilat po zhvillohen në rrugë për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, rinjoftohen të gjithë përdoruesit e rrugës, për të na mirëkuptuar për trafikun që mund të krijohet pasi nuk do të funksionojnë të katër korsitë e autostradës, por vetëm dy korsi për shkak të fazës përfundimtare të shtrimit të rrugës nga QTU-ja në drejtim të sheshit “Shqiponja”.