Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Koplik, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, kur shtetasi E. K., 27 vjeç, ishte duke punuar në një magazinë për vendosjen e paneleve diellore. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, i riu ka humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti fatal.