Punoi 27 vite, ish-piloti rrëfen ‘sekretet’ e bazës së Kuçovës për Report Tv: Kemi pasur tunele ku mbanim 100 avionë

Baza ajrore ushtarake e Kuçovës e ndërtuar në 1952 për t’i shërbyer Traktatit të Varshavës tashmë është kthyer në bazë të NATO-s dhe pritet te inaugurohet me 4 Mars. Një ndër pilotët legjendare që shërbeu për 27 vite, Viktor Vangjeli thotë vendosja e bazës në funksion e kthen Shqipërinë në një pikë strategjike të rajonit.

“Ky aerodrom i plotëson të gjitha parametrat për të qenë bazë e NATO-s. Pozicioni i bazës dhe i vendit tonë është më së miri përshtatshëm për të qenë një bazë ajrore ushtarake. Është gjë e mirë dhe për ne për të qënë një bazë e përbashkët”.

Për Report TV, ish-piloti tregon me nostalgji, jetën më shumë në ajër se sa në tokë. 

“Shkollën për pilot e mbarova në Kinë. Erdha në 1963 këtu në bazën ushtarake të Kuçovës. Regjimenti me tre skuardrilje Mig 15, Mig 17. Unë isha pilot gjuajtës deri sa dola në pension në 1990. Kam ndenjur si komisar 12 vite ende dhe sot unë kam nostalgji për këtë bazë u lidha shumë nga dita parë kur erdha. Isha 22 vjeç e punova derisa dola pension ne vitin 1990. Ndërsa baza ka vijuar të funksiononte deri në 2005”.

Vangjeli tregon si funksiononte ky regjiment në komunizëm dhe për çfarë shërbente.

“Një regjiment i kompletuar ka qenë në bazën e Kuçovës Mig 15 dhe Mig 17. Piloti përgatitej një ditë dhe të nesërmen fluturonte. Tre herë në javë katër herë në javë dy herë në javë varej nga kushtet dhe planifikimi, në qoftëse do fluturoje natën do të fluturoje katër ditë rresht natën të mbaroje programin se natën fluturoje nga Prilli deri në Tetor. Kjo varej nga sasia e fluturimit dhe planizimit dhe koha.  Këtu ka patur avionë Mig15, Mig17 dhe Mig19 supersonik kurse në Rinas dhe Gjadër ka patur dhe Mig 21. Kanë qenë avionë gjuajtës bombardues përdoreshin për kapjen e avionëve në ajër dhe për bombardim me bomba objekteve tokësorë. Si kudo edhe ‘97 ka patur këtu rrëmujë por nuk u prekën avionët”.

Përpos aerodromit regjimi komunist kishte ndërtuar tunele dhe uzinë për avionët ushtarakë.

“Ne kemi patur uzinë për mirëmbajtjen e avionëve. Një avion nëse 10 ditë nuk fluturonte shkonte në bazën e riparimit duhej të kontrollohej pastaj duhej të dilte në fluturim. Ne kemi pasur tunele ku kemi mbajtur 100 avionë”.

Nga 4 marsi Shqipëria do të bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor në të cilin NATO do të ketë bazën e saj ajrore taktike në Kuçovë.  Baza do te përdoret për stërvitjet dhe operacionet e Aleancës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/03/2024 00:34

    Ajo ceshtja e 3 fishekeve nuk eshte fare pa baza.Une nuk e arrita zborin se u permbys sistemi perpara se te ishim ne moshe per zbor,por me kujtohet qe ne ate kohe benim lenden /ushtarake/ne gjimnaz dhe duhet te kem qene ne fund te vitit te dyte,o te trete,se nuk me kujtohet mire,por aty nga fundi i vitit mesimor vendosen te na tregonin se c'na priste me vone.Keshtu na ndane ne skuadra/kompani me nga nje komandant nga shoket e klases ne krye dhe aty nga fundi i pranveres na cuan ne nje repart ushtarak ne periferi te Tiranes te provonim qitjen dhe ca gjera te tjera stervitore/ushtarake qe na prisnin ne te ardhmen.Stervitjen ushtarake nuk e provova,se mua bashke me nje vajze tjeter na caktuan ne nje detyre tjeter.Ndersa te tjeret vraponin e ushtroheshin ne pike te vapes,ne te dyjave na vune te vajosnim armet ne depot ku i mbanin qe kishin nje temperature te fresket e te kenaqshme.Por proven e qitjes e beme te gjithe nje dite tjeter dhe me kujtohet qe na dhane nga nje kreher me 3 fisheke qe te provonim qitjen ne tabele dhe disa oficere na mbikqyren e na udhezuan ne mbushjen e qitjen e armes.Kjo ishte e para dhe e fundit here qe provuam shijen e ushtrise,se pastaj u ndryshuan sistemet.Fakti qe na dhane vetem 3 fisheke,me la pershtypjen qe ushtaraket mbanin inventar per municionet qe perdoreshin.

    Përgjigju
    • Lala: 01/03/2024 09:07

      3 fishek ka qen Norma per te koliduar armen Para qitjes.vetem per fishek ska QE Problem ne ate kohe.armatim ka pasur me shumic.ska pas buk e veshmbathje Po por te thuash QE ska pas armatim esht keqadashje Ose ado ca te them .vetem nje Fakt ne Fund te viteve 90 ne kishim 1230 tanke ndersa jugosllavia kishte 970.ose me Mir u be lufta civile ne shqipri.lufta ne kosove.lufta me maqedoni me fisheket shqiptar.te mo's vazhdoj me fisheket QE u derg ne Afghanistan Ose me fisheket QE I derguar per lüften civile ne Zaire DHE Ju thoni ska pas fishek? Pfff

  • Prandaj: 29/02/2024 23:56

    Prandaj nuk duhet te kishin ardhur emigrant dhe gazerma por te ishte bere vend lufte baze gjigande mbrojtese me F35 ose F15 me pak fjale Shqiperia u shit dhe u harruar nga politika ! Ku Jane ato gazetar qe thonin nuk ka luft, nuk ka lufte , nuk ka l, thonin para tre kater vitesh plot neper studio , ju bejme nje pyetje o gazetar ku jeni more bibalo ? Pse nuk dilni te flisni tani ? Shqiperia paradoks ! Te pakten reatauroni bunkerat more

    Përgjigju
  • fisnik: 29/02/2024 15:17

    Shikoni se cfar gomari eshte ky qe ka shkruar me emrin PET.

    Përgjigju
  • Lui: 29/02/2024 15:13

    45vjet ndenjëm në komunizëm dhe nuk ndërtuan asgjë komunistët përveç disa gjërave të vogla si disa hidrocentrale koti që vazhdojnë akoma dhe sot, përveç disa aerodromeve strategjikë që janë të gatshëm akoma dhe sot, përveç disa shkollave në fshatrat e humbur të Shqipërisë që nuk janë më, përveç qendrave shëndetësore me shërbim mjeksor edhe në fshatin më të humbur, përveç disa tharje kënetash të mëdha që u kthyen në tokë buke që sot i kanë lënë djerrë, përveç shumë bunkerëve që me sa po shohim si po shkon bota, ato bunkerë do shkojmë t’i hyjmë me llapë që të pastrohen sepse na u dashkan edhe disa gjërave të tjera të vogla si uzina apo kombinate apo kantiere detare për ndërtim e riparim anijesh. Për mos folur disa budallëqe siç ishte industria e nxjerrje dhe përpunimit të naftës që nuk ka fare interes bota. Se nuk dua të hyj në investimet në ushtri e në mbrojtje që ishin koti fare me një shifër qesharake 130miliard dollarë armatime e asete ekuivalente sot me 130 mijë miliard dollarë pra 10 fishin. Dhe kaq pak gjëra në gjithë atë periudhë 45 vjet. Ndryshe nga këto kohë kaq të shkurtër vetëm 32 vjet në pseudosemokraci u ndërtuan gjithë ato vepra si psh……. Prit sa të mendohem pak se ngaqë ka aq shumë vepra të ndërtuara në postkomunizëm sa s’po di nga t’ia nis e si t’i rradhis…

    Përgjigju
    • Lui: 02/03/2024 00:38

      O Shkodrani-Belgjike. Ishte ironi shkrimi im. Mbase gabohem, por me duket sikur nuk e paske kuptuar ironine...!!!

    • Shkodrani-Belgjike: 01/03/2024 17:41

      Ti nuk merr vesh nga ajo kohë, kishte analfabetë, skishte uzina as fabrika, u shkolluan Shqiptarët më mire se çdo komb tjeter në eu, Kishte armatime, kishte punë, kishte respekt kishte shtet dhe ishin te tan të barabartë. Sot ska uzina as fabrika, vetem tu vjedh nga viti 91. Sot hidroce tralet e xhaxhit fitojnë miliarda e miliarda nga viti 91, e thus ska ba gja ti paske ba vaksinen e sdin gja ça thu. Këtu në Belgjike edhe sot është i njëjti sistem komunizmi, të përgjojnë, vetem stë vrasin. Kanë uzinat e asaj kohe, kanë fuqinë puntore të kualifikuar si neve dikur.

    • Akerrni: 01/03/2024 12:39

      E thua or è thua po kujt ja thua,tani po qe jemi shtet instagrami

    • Lui: 01/03/2024 00:14

      Den, une jam brez i ri, kam jetuar vetem pak femijeri ne ate kohe prandaj jam ne gjendje te llogjikoj me mendje te ftohte. Uzinat dhe fabrika qe thua nuk i duheshin dreqit, ose nuk je i informuar, ose je tendencioz. Uzinat dhe fabrikat kane qene me teknologjine e kohes. Bunkeret qe ti i perbuz, mund te them qe ne luften e Kosoves, 1998-1999 u pastruan te gjithe bunkeret ne Kukes. Dhe ishin pikerisht ato armet e Shqiperise qe u perdoren ne clirimin e Kosoves. Sa per eksport nuk kishte te bente cilesia e prodhimit, por ca embargo nga bota perendimore, e ca nga budalliku yne qe u izoluam e prandaj nuk kishte aq shume eksport. Ndersa per sa i perket burgosjes politike apo ca me keq egzekutimeve politike, jam plotesisht dakord me ty (edhe pse me dukesh derdimen), u be gabim shume i rende. Sa per arratine qe ti Po na krahason me Greqine, duhet perseri te informohesh qe dhe nga Greqia emigrojne shume greke.. Dhe per ata qe ti i quan aleate, ata ishin te tille deri ne momentin qe na ndihmuan. Kur filluan te kene me shume kerkesa se sa duhej, ai xhaxhi u tregoi vendin. Nejse po e mbyll sepse nuk mund te zbraz koken time qe te mbush tenden. Por vetem nje keshille. Jepi Cezarit ate qe i takon!!!

    • Ring: 29/02/2024 19:41

      Den ti ke nevoj per ndihme nese mendon se uzinat dhe fabrikat prodhojne shalqi e domate. Analfabet qe nuk di te lidhesh 2 fjale.

    • Den: 29/02/2024 16:48

      Po te gjitha sa thua i ndertoi ky popull me pune dhe trajtim skllavi dhe mbas 45 vjet dyqanet bosh,me tallen e filluat me tallen e perfunduat,ndërtuar uzina qe ne 1990 nuk i duheshin dreqit,nuk konkurronin, nuk eksportohen perveç domateve dhe shalqiri.Punetoret paguheshin me 80% bunkeret e tu nuk i shërbejnë as dreqit sepse jane mbushur me dhe dhe uje,futet me mijëra ne burg dhe pushkatuat dhe njeri tjetrin,u hizoluat nga gjithe bota,punonim 7 dite per mbi 7 ,fshatarit i moret dhe pulat,u jepnit 40 lek ne dite,hanin vetem buke misri,aleate kishit armiqtë tradicionale te Shqiperise duke filluar me serbin,rusin dhe kinezi,ka dhe 1000 pislliqe ajo diktature qe dhe Koresë se veriut ja kalonte,por ja qe akoma majmune si puna jote qe na kujton ate faqe te erret te historisë tone.Po te ishim rreshtuar ne anën e duhur sot do te ishim si Greqia dhe nuk do te kishim marre aratine neper bote,mor derdimen

  • Pet.: 29/02/2024 14:52

    Na hapet barkun me keto "heroizma", Ushtria jone thjesht ka stervit ushtar me hap transhe dhe pilote sa per me mujt me fluturu. Sepse per me u pregadit per lufte duhet praktike e madhe (mbaj mend qe 3 fisheke kishim per qitje, se ca mund te mesonim me 3 fisheke ? vetem komisaret e dinin)

    Përgjigju
    • Tao: 01/03/2024 10:44

      Nese s'ka pas Shqiperia pregatitje qe i gjithe populli ishte ushtar sipas Partise, atehere keto shtetet perreth kane qene me pushime gjithe kohen. Prinderit tane tregojne qe shkonin ne zborr nga 1 jave, mire-keq dy veprime per te sulmuar dhe mbrojtur do i mesonin. Kalonin naten jashte duke simuluar rastet e luftes, duket qesharake ta mendoje para pak kohesh, por kur degjon qe lufta mund te jete pas deres...perseri qesharake duket.

    • Lala: 29/02/2024 20:38

      KE Bo ushtri TI shoku? Me duket se jo.fisheku nuk numerohej se skishte por per te Par SA gjuajtie kapte nie ushtar.per te Par perqindjen e saktesise te tij .SA kishte perparuar gjat karantines KU mesote rreshtoren.higjenen personale.sa ishte rritur rezistenca fizike etj etj.sepse ushtari seht vetem per te gjujt KE kallash.ne Baz te ketyre testeve pastaj ndaheshin.kush ne kufi.kush roje e kush ne rep speciale DHE vazhdonin stervitjen.kshu boheshin Gati ushtaret .

    • @Lala.: 29/02/2024 16:00

      Faleminderit qe shkruajte ate qe prisja, Sepse ne vend te 3 fishekeve doja te shkruaja nje grusht fishekesh. Por isha i bindur qe tipat si Ti do te thonin menjehere : fisheke kishim sa te donim. Pra me thuaj si mund te pregaditen ushtare kur u numerohen edhe fisheket?.

    • Lala: 29/02/2024 15:28

      Po TI ushtar garushde do Kesh qen se me 3 fishek behej kolidimi I armes para se te fillije qitjen.dhe ushtrimi me legen ka qen me 20 fishek.

  • xhenjeri: 29/02/2024 14:30

    Ne kemi pasur tunele ku kemi mbajtur 100 avionë...Besoj qe tunelet jane ende aty...edhe pista..edhe...

    Përgjigju
    • Alushi: 01/03/2024 00:18

      Te nderuar shares duvet te Jeni objectives the most shkruani si mbasorekseve tuaja ne

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë, thyen dominimin e Bayern Munich (VIDEO)

Historike/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë, thyen dominimin e Bayern Munich (VIDEO)