Një video e deputetit demokrat Dash Sula ka tërhequr vëmendje teksa shërbente si kamerier në restorantin e vajzës së tij. I ftuar në Report Tv, Dash Sula dha një mesazh për të gjithë duke thënë se puna nuk është turp, por turp është të jesh i korruptuar dhe të gënjesh.
Sula tha se bashkëshorti i vajzës së ti, që është i huaj, ka zgjedhur të investojë në Shqipëri dhe kështu deputeti bashkë me familjen e tij thotë se do ta mbështesin këtë biznes për të kontribuar në zonën e Peqinit.
“Dua të jem i sinqertë. Jetën time se kam futur gishtin të lyej, privilegje kam pasur sigurisht, për një kredi etj. Nuk është trup të punosh turp është të vjedhësh, të jesh i korruptuar, të gënjesh, të mashtrosh qytetarët apo votuesit tuaj. Unë nuk e kam turp të punoj, biznesi është i dhëndrit të vajzës sime, dhe kanë investuar dhe unë kam insistuar që të mos investojnë në Shqipëri dhe e kam bërë duke ditur rrethanat në këtë vend, por bashkëshorti i saj ka vendosur të investojë këtu. Unë sa të kem fuqi, me bashkëshorten dhe familjen do ta mbështesim këtë biznes për të kontribuar në zonën e Peqinit”, tha Sula për Report Tv.
Keni vjedh e bere korupsion e tani punoni ne bisnesin tuaj e sdoni tu vjedh njeri tjeter
PërgjigjuPo te vjedhesh e te besh lokal eshte turp,ndersa te punosh normal qe ke te drejte nuk eshte turp.
PërgjigjuTurp eshte edhe te hysh i armatosur ne dhomen e arbitrave dhe t,i kercenosh.
Përgjigju