Punon 16 orë në ditë për të ndihmuar prindërit! Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që i dorëzoi portofolin me euro turistes belge

Punon 16 orë në ditë për të ndihmuar prindërit! Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që i dorëzoi portofolin me euro turistes belge

Ardis Plisi

Duhej të ishte duke shijuar pushimet verore, në liqen apo bregdet por 14-vjeçari Ardis Plisi, ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë verës për të ndihmuar ekonomikisht familjen.

Me kulturën dhe bujarinë e tij, jo vetëm në pune, ai i dha edhe një imazh të mirë Shirokës, lagjes ku banon në Shkodër, por edhe Shqipërisë, duke treguar vlerat me të mira të popullit tonë.

Dy ditë me parë, Ardisi gjeti në tavolinën ku shërbente një çantë brenda së cilës kishte para dhe dokumente të një turisteje belge.

“Kishte karta, shumë lekë, biletë avioni, dokumente edhe shumë të tjera me rëndësi. Pse të mos ia ktheja. Mua më kanë mësuar prindërit që gjëja e huaj i kthehet të zotit”, tha 14-vjeçari.

“E kam marrë direkt në punë sepse është një djalë i shkathët, ai më mban krejt lokalin. Punon 16 orë në ditë. Më ka pëlqyer shumë gjesti”, tha pronari i lokalit.

Vetëm kur ka mbërritur në Theth për të bërë pagesën e hotelit, belgia Katrine Fabianne ka vënë re se i mungonte çanta e saj, duke i humbur të gjitha shpresat për paratë, kartat e bankës dhe pasaportat.

Dhjetëra shqiptarë, tregon turistja, më kanë kontaktuar për të më ndihmuar.

“Në mbrëmje në Theth, shkova tek makina për të marrë çantën dhe nuk ishte aty. I thashë të dashurit tim, që çantën e kam harruar në Shirokë, dhe ai mu përgjigj: Tani morëm fund. Tentova të gjej lokali online dhe ta telefonoj por ishte e pamundur. Nisem të riktheheshim për Shkodër kur papritur në telefonin tim, në Facebook, mbërritën me dhjetëra e dhjetëra mesazhe të shqiptareve që e kishin parë online postimin për çantën e gjetur.

Ata me lajmëruan se një djalë i ri e kishte gjetur dhe i kishte dërguar tek policia, pastaj shkova në komisariat dhe mora gjithçka çfarë më kishte humbur. As në ëndrrat e mia me të bukura, nuk do e kisha imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhte. I jam shumë shumë mirënjohëse Ardisit. Ndryshe nga çfarë dëgjojmë nëpër Europë për shqiptarët, këtu kam gjetur diçka tjetër. Njerëz fantastik”, deklaroi turistja.

Në një tjetër histori, dy vite me parë, në Shkodër, 16-vjeçari Erind Shkambaj, gjeti në tokë një portofol me mbi 6000 euro dhe ia dorëzoi një turisti Italian që i kishte humbur.TCH

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • puna: 19/08/2024 08:24

    Pertej veprimit te lavderueshem te ketoj djali, a ka inspektoriat pune ky vend, 16 ore pune 14 vjec eshte shfrytezim maksimal pertej cdo norme. Si e kane siguruar punedhenesit kete djale, si e merr rrogen, a ka shkuar Inspektoriati punes te beje vleresimi e vendit te punes... etj etj etj. Nuk eshte rasti vetem per te por per te gjithe minorenet qe shfrytezohen ne te gjithe shqiperine tone turistike te rilindur me ore te gjata dhe askush nuk i kontrollon

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2024 23:52

    Nje diamant mes qymyrit.

    Përgjigju
  • Luka: 18/08/2024 19:56

    Dita t'i behet nje mije, Ardisit! Nderoi veten, familjen edhe neve????????????

    Përgjigju
  • Jola: 18/08/2024 19:45

    Zoti te bekofte mor djale!

    Përgjigju
    • Artur shkodrani: 19/08/2024 07:21

      Zoti të dhafte vetëm te mira suksese në jetë vazhdo me këtë edukat e këto kshidha që ti ka dhan prindërit vetëm mirësi do kesh në rrugën e jetës ndershmëria hallalli asht thesare për gjithë Allahu të rujte i përshëndes gjithë shqiptarët Allahu ju dhafte vetëm Mirsi kudo që janë më gjithë familje

    • Mara emigrante ne Itali: 18/08/2024 23:40

      Kjo eshte educate familiare,paçmiresi , jete te gjate dhe suksese ne jete , tu realizofshin te gjitha deshirat e mira qe ke .Jete te gjate edhe prendere te tu qe te edukuan .Zoti qofte me ty mor bir .

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Posedonin lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje, në pranga dy 19-vjeçarët në Durrës

Posedonin lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje, në pranga dy 19-vjeçarët në Durrës