Punonjëset e helmuara në fasonerinë e Durrësit kontrollohen në QSUT

12 punonjëse të një fasonerie në Durrës të paraqitura në spital në gjendje të fikëti 2 ditë më parë, janë transportuar mbrëmë në Qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, ato janë shtuar në pavionin e urgjencës së QSUT.

 Burime nga mjekët e QSUT thanë për Report TV se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Janë kryer të gjitha analizat e tyre, prej nga njoftohet se nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Aktualisht punonjëset vazhdojnë të qendrojnë në QSUT edhe pas kontrollit dhe nuk pranojnë të largohen nga spitalit. Trajtimi i tyre vijon edhe me serume, por edhe psikologë për t;iu qëndruar pranë.

Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në QSUT, punonjëset janë transportuar drejt spitalit të Durrësit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt